Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
AGRIKULTURÓR,~E mb. Që ka të bëjë me agrikulturën, që i shërben agrikulturës, i agrikulturës. Prodhimet agrikulturore. Pajisje agrikulturore. Industria agrikulturore.
POLICÍ,~A f. 1. Organ ekzekutiv i armatosur i pushtetit, që mbron rendin juridik, sigurinë e shtetasve dhe pronën private e shtetërore, parandalon e zbulon krimet etj. Komisariati i policisë. Ndërhyrje e shpejtë e policisë. Reformimi i policisë. Oficer policie.
2. Tërësia e punonjësve të këtij organi. Arma e policisë.
3. Pjesë e parë e emërtimeve për disa lloje policish: Polici agrikulturore forcë policore e paarmatosur që kujdeset për cilësinë e prodhimeve bujqësore. Polici bashkiake polici e paarmatosur që kontrollon zbatimin e rregullave të vendosura nga bashkiake, me të drejtë gjobe për shkelësit. Polici doganore forcë policore që ka për detyrë të kontrollojë lëvizjet e mallrave në pikat e hyrjes dhe daljes nga vendi. Polici financiare forcë policore e paarmatosur që ka për detyrë të kontrollojë zbatimin e ligjeve të shtetit nga qytetarët në lidhje me veprimtarinë e tyre ekonomike dhe pagimin e rregullt të detyrimeve ndaj shtetit. Polici e fshehtë forcë policore që vepron kryesisht në fshehtësi për qëllimet e qeverisë. Polici e objekteve forcë policore që ruan objekte të rëndësisë së veçantë. Polici private forcë policore e organizuar nga privati, që ruan objekte apo individë. Polici e rendit polici që ka për detyrë të ruajë rendin në vend. Polici pyjore forcë policore e paarmatosur që kujdeset për ruajtjen e pyjeve. Polici shkencore degë e policisë që merret me analizën shkencore të provave të një krimi. Policia ushtarake forcë policore ushtarake që kontrollon zbatimin e rregullave të vendosura nga ushtria, me të drejtë ndalimi për shkelësit. Polici zjarrfikëse forcë policore e paarmatosur që ka për detyrë të veprojë për shuarjen e zjarreve.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë