Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
AGRESIVITÉT,~I m., libr. 1. Të qenët agresiv.
2. Formë e dhunshme reagimit për të arritur qëllime pushtuese, nënshtruese dhe frikësuese. Agresivitet luftarak. Agresivitet i drejtpërdrejtë. Shkalla e agresivitetit.
3. Reagim (sjellje) emocionale me qëllim dëmtimi a lëndimi fizik, mendor a shpirtëror, sulm i dhunshëm. Agresivitet verbal (fizik, psikologjik). Agresivitet i rastësishëm. Agresivitet aktiv (pasiv). Agresivitet vetëshkatërrues.
AMOK,~U m., mjek. 1. Reagim shpërthyes e i dhunshëm ndaj dikujt, duke humbur kontrollin; krizë e furishme; shpërthim; agresivitet i skajshëm, zemërim i pafrenueshëm. Amoku kërkon ndërhyrje urgjente mjekësore.
2. fig. Çmenduri, marrosje, tërbim. E zuri amoku. Pacienti përjetoi një gjendje amoku.
✱Sin.: çmenduri, marrosje, krizë, shpërthim, agresivitet, zemërim tërbim.
MAKIAVELÍST,~E mb. 1. Që i përket Makiavelit ose parimeve të tij për mënyrën e qeverisjes, që është dinak i paskrupullt e i pabesë në politikë dhe karakterizohet nga dyfytyrësia e parimi që qëllimi justifikon mjetin. Është politikan makiavelist. Triumfi makiavelist. Agresivitet makiavelist. Bën hapa makiavelistë.
2. Dinak, i pabesë dhe pa parime morale; i paskrupullt. Njeri makiavelist.
PITBÚLL,~I m. sh. ~Ë, ~ËT zool. 1. Qen me trup muskulor, i fuqishëm, luftarak e që dallohet për agresivitet, për qëndrueshmëri e për këmbëngulje.
2. fig. Njeri agresiv e kokëfortë.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë