Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
AGÍM,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Veprimi kur agon. Agimi i ditës.
2. Koha kur nis të zbardhë dita; drita e parë e mëngjesit para se të dalë dielli. Agimi i parë. Agim i freskët. Çeli agimi. U skuq agimi. Kur nis agimi. Në agim. Para agimit. Zbardhi (shkrepi) agimi. Buzëqeshi agimi. Agimi i ditës. Agim polar aurorë.
3. fig., lart. Fillimi i diçkaje, lindja dhe hapat e para të një ngjarjeje, dukurie etj. Agimi i lirisë (i botës së re). Në agimin e jetës (e shekullit). Në agim të epokës së re. Në agimet e qytetërimit.
✱Sin.: të gdhirë, ag, agull, agullim, agëzim, aurorë, agshol, dritë, zbardhje, zbardhëllim, zbardhëllimë, lëbardhë.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë