Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
►NDÍZEM jovep., NDÉZ (u), NDÉZUR 1. vetv., vet. v. III Merr zjarr, fillon të digjet, merr flakë; kund. shuhet, fiket. U ndez zjarri. U ndez një mullar. U ndez furra (soba). Ndizet plehu (pambuku, mielli etj.) fillon të digjet vetvetiu pak nga pak. U ndez vendi.
2. vetv., vet. v. III Fillon të japë dritë; kund. shuhet, fiket. U ndezën dritat. Nuk ndizet llamba. U ndez neoni.
3. vetv., vet. v. III Fillon të punojë diçka që ushqehet me rrymë elektrike, me bateri ose me një motor; kund. shuhet, fiket. U ndez motori. U ndez makina. U ndez celulari (kompjuteri).
4. vetv., vet. v. III Fillon të shkëlqejë tepër, shkreptin (për sytë). Iu ndezën sytë nga zemërimi.
5. vetv. Fillon të ketë shumë të nxehtë; skuqet. Iu ndezën faqet. U ndez në fytyrë. M’u ndezën këmbët. Iu ndez balli (koka). U ndez për ujë ka shumë etje nga të nxehtët e madh.
6. fig., vetv., vet. v. III Nis të zhvillohet diçka me vrull, fillon me hov, merr zjarr. U ndez biseda. U ndez një diskutim (një grindje, një sherr). U ndez beteja (lufta). U ndez vallja. U ndez pushka.
7. fig., vetv. Më rrëmben një ndjenjë e fortë, marr zjarr; zemërohem, më hipën inati. Ndizet shpejt. U ndez nga inati. U ndez më keq. Prit, mos u ndiz! Gjaku i ishte ndezur.
8. fig., vetv., vet. v. III Nis të shfaqet me vrull (një ndjenjë); e pushton një ndjenjë e fortë (për zemrën). Iu ndez dashuria. Iu ndez dëshira. Iu ndez zemra.
9. Vjen kafsha në afsh, bëhet gati për t’u ndërzyer.
10. pës. e NDEZ.
✱Sin.: kallem, përflaket, shkrepet, afshohet, nxehet, hamullon, zë, shkreptin, zjarrtiset, zhezhitet, prishet, digjet, ndriçon, lëshohet, shkëlqen, ndrit, përndizet, skuqet, nis, hapet, gjallërohet, zemërohem, inatosem, shkrehet, mbërdhezem, shfaqet, pushtoj, kaploj, përçitet, hakërrohet, ngridhet.
♦ Iu ndez (iu avullua) *gjaku (dikujt). U ndezën (u nxehën) *gjakrat. Iu ndez *koka (dikujt). Iu ndezën *sytë (dikujt). Ia ndez *zemrën (flakë) (dikujt). Më ndizet *zemra (flakë) (për dikë).
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë