Fjalori

Rezultate në përkufizime për “afro”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

AFRO

AFRÓ pj. Afër, afërsisht. Afro dy vjet. Afroi përvjetori. Afro dy metra mezhdën. Afro tri orë kah mbrëmja.

AFRO-AMERIKAN

ÁFRO-AMERIKÁN,~E mb. Që ka të bëjë me kontinentin e Afrikës dhe me kontinentin e Amerikës të marrëbashku; që ka të bëjë me vendet dhe popujt e Afrikës e të Amerikës, i Afrikës dhe i Amerikës njëkohësisht. Kulturë afro-amerikane. Vajzë afro-amerikane.

AFRO-AMERIKAN

AFRO-AMERIKÁN,~I m. sh. ~Ë, ~ËT Ai që ka prejardhje nga Afrika por që jeton në Amerikë; amerikan me prejardhje afrikane; emërtimi zyrtar dhe etnik për amerikanëtkanë ardhur nga Afrika; pasardhës i robërve zezakë, të vendosur në Amerikën Veriore. Afro-amerikan i natyralizuar. Muzika afro-amerikane.

AFRO-AZIATIK

ÁFRO-AZIATÍK,~E mb. Që ka të bëjë me kontinentin e Afrikës dhe me kontinentin e Azisë të marrëbashku; që ka të bëjë me vendet dhe popujt e Afrikës e të Azisë, i Afrikës dhe i Azisë njëkohësisht. Vendbanime afro-aziatike. Popujt afro-aziatikë.

AFRO-AZIATIK

ÁFRO-AZIATÍK,~U m. sh. ~Ë, ~ËT Ai që ka prejardhje nga Afrika dhe jetonAzi; ai që i takon një bashkësie etnike të Afrikës që është vendosur disa qindra viteparë në nënkontinentin indian (në vende, si Bangladesh, Pakistan, Sri Lankë, Indi etj.). Afro-aziatik i ardhur vonë. Valle afro-aziatike. Klimë afro-aziatike.

AFRO-KARAIBIK

ÁFRO-KARAIBÍK,~E mb. lidhen me afro-karaibikët; i afro-karaibikëve.

DALLAVESH

DALLAVÉSH,~E mb., bised. 1.është i veshur pa kujdes, që nuk i mban mirë rrobat, që është pa shijeveshje. Dukej i varfër e dallavesh, me atë këmishëqelbur, që ka gati një muaj që e mbantrup.
2. I leckosur, rreckaman. Njeri dallavesh. E veshur si lypsare dallaveshe.
3. si em. m. e f. Sipas kuptimevembiemrit. - Mos iu afro atij dallaveshi! - Është dallaveshe e keqe.

KOLERË

KOLÉR/Ë,~A f., mjek., veter. 1. Sëmundje e rëndë ngjitëseshfaqet me temperaturëlartë, me pezmatim e qelbëzimzorrëve, me diarre dhe me të vjella. E ka zënë kolera. Të hëngërt kolera! (mallk.). Kolera e shpendëve (veter.) sëmundje e rrezikshme që i ngjitet njeriut nga shpendët, e cila shfaqet me ngordhje masivepulave, të zogjve etj. Kolera e derrave (veter.).
2. edhe fig., keq., shar. Njeri i prekur nga kjo sëmundje e rëndë; njeri i fëlliqur; diçka shumë e keqe. Është një kolerë, mos iu afro atij!
ngrëntë (të shoftë, të preftë) kolera! mallk. shihmarrtë (të ngrëntë) mortja! mallk.

NËNPRESIDENTE

NËNPRESIDÉNT/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Ajozëvendëson dhe ndihmonpunë presidentin e një shteti, të një organizate ose institucioni; zëvendëspresidente. E para nënpresidente afro-amerikane. Kandidate për nënpresidente.

RRASATAK

RRASATÁK,~E mb. Petak. Ma afro atë gurin rrasatak.
Sin.: pllakash, gurashenjash.

SAHANLLAK

SAHANLLÁK,~U m. Inat. Kur e kap sahanllaku, mos iu afro. Nuk ia di ti sahanllakun e tij. Kur t’i kalojë sahanllaku, do të flas me të.
Sin.: nevrikosje, zemërim, vrer, zburth, duf, egërsim, tutarak, hidhërim, mëri, lëndi, pezëm, pezmatim, acarim, mllef, zët, maraz, tërsëllëm, lendi, kokëfortësi, gjaknxehtësi.

SERTUAR

SERTÚAR (i, e) mb. është sertuar; i egërsuar. Mos iu afro qenitsertuar. Mushka e sertuar nuk duhet ngarkuar.
Sin.: i ashpërsuar, i zemëruar, i acaruar.

SHEKULL

SHÉKU/LL,~LLI m. sh. ~J, ~JT 1. Koha prej njëqind vjetësh, që shërben për të ndarë historinë e njerëzimit dhematet duke filluar nga viti i parë i erës së re e duke shkuar pas ose përpara këtij viti. Shekulli i parë (i dytë, i tretë, i njëzet e një). Europa e shekullit të ri. Një mesazh nga shekujt e kaluar. Afro çerek shekulli. Në prag të shekullit XXI. Gjatë shekullit të kaluar. Në rrjedhë të shekujve. Shkrimtarët e gjysmës së parë të shekullit XVI. Në thellësi të shekujve në lashtësi. Janë përdorur për shekuj me radhëmjekësi. Shekull i artë (kohë e artë) kohë e lulëzimit më të madhshkencave e të artevehistorinë e një vendi.
2. Periudhë historike gjatëcilës ka ndodhur ndonjë ngjarje me rëndësijashtëzakonshme ose është zhvilluar veprimtaria e ndonjë njeriushquar, epokë. Shekulli i Skënderbeut. Shekulli i teknologjisë. Shekulli i Voskopojës.
3. (me numërorin themelor një) bised. Një kohë shumë e gjatë, sa s’mbahet mend. Ka një shekullvetmi. Kishte një shekull që e priste. Një ditë larg saj i dukej një shekull.
4. vjet., kryes. nj. Bota, jeta, njerëzia. Si gjithë shekulli edhe ajo. Fjalët e shekullit nuk mbarojnë. Rrinte e urtë faqe shekullit. Bukurishekull bukuri e dheut. Ishte stadiumi dhe e shekull kishte shumë njerëz.
Sin.: njëqindvjetor, njëqindvjeçar, qindvjetor, kavaljët, botë.
shekujshekujve libr. shih jetëjetëve.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.