Fjalori

Rezultate në përkufizime për “aerosol”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

AEROSOL

AEROSÓL,~I m. sh. ~E, ~ET 1. kim. Grimca të ngurta ose të lëngëta të trysnuara me gaz në një enë metalike, qelqi etj., që shpërndahen në ajër si një rrymë spërkatjeje nga forca shtytëse gazit, e që përdoren për pastrimin e një sipërfaqeje qelqi etj., për dezinfektim, për sterilizim ose për zhdukjen e insekteve e gjallesave të tjeradëmshme për njeriun dhe për mjedisin. Tretje e aerosolit. Insekticidet si aerosol kanë potencial për ta ndryshuar ekosistemin tonë.
2. mjek. Tretësirë me antibiotikë etj., e trysnuar me gaz në një enë metalike, që përdoret për të kuruar djegiet, për të dezinfektuar prerjet e vogla, për të luftuar infeksionet dhe pezmatimet e ndryshmelëkurë si dhe për trajtimin e sëmundjevefrymëmarrjes, si alergjinë, bronkitin, astmën etj.). Aerosoli si terapi te pezmatimi i fytit. Përdorimi i aerosolit te fëmijët.

ATOMIZUAR

ATOMIZÚAR (i, e) mb. 1. kim. I ndarëgrimca shumëvogla ose përmes procesit të atomizimit. Aerosol i atomizuar. Bojëra të atomizuara.
2. fig. I shpërbërë ose i copëzuarpjesë ose në njësivogla. Degë e atomizuar. Shoqëri e atomizuar. Familje e atomizuar.
Sin.: i shpërbërë, i ndarë, i copëzuar, i pjesëzuar, i shpartalluar, i përndarë, i dezintegruar, i fragmentarizuar, i parcializuar.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.