Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
AERONAUTÍK,~E mb., av. Që lidhet me aeronautikën, që ka të bëjë me fluturimet në ajër dhe me mjetet ajrore, aviacion. Term aeronautik. Shkenca aeronautike. Mjete aeronautike.
AJROLUNDRÚES,~E mb. Që shërben për fluturim në ajër, aeronautik. Mjet aerolundrues. Pajisje aerolundruese. Ekuipazh aerolundrues.
NAVIGÍM,~I m. 1. Veprimi, akti i lundrimit, i lëvizjes në ujë, në ajër, në hapësirë. Navigimi detar. Navigim aeronautik. Navigim ajror. Navigim hapësinor.
2. Teknika e lëvizjes së anijeve, e pilotimit të avionëve, të tankeve, të mjeteve hapësinore. Navigim i sigurt. Siguria e navigimit ajror. Teknikat e navigimit përfshijnë gjetjen e pozicionit të navigatorit.
3. Veprimtari në lidhje me udhëtimin, transportin në ujë, në ajër, në hapësirë. Organizata Ndërkombëtare e Navigimit Ajror. Kolaudimi i pajisjeve të navigimit.
4. inf. Lëvizja nëpër një faqe apo nga një faqe interneti në tjetrën, nga një skedar në tjetrin. Navigimi në internet është bërë realitet për shumicën e nxënësve nëpër shkolla. Një shirit navigimi është një seksion i ndërfaqes grafike të përdoruesit që ka për qëllim të ndihmojë vizitorët në aksesimin e informacionit.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë