Fjalori

Rezultate në përkufizime për “adoptim”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

ADOPTIM

ADOPTÍM,~I m. sh. ~E, ~ET 1. drejt. Birësim; proces ligjor dhe emocional përmescilit një individ ose një çift bëhet prind i një fëmije që nuk është fëmija biologjik i tyre me të drejtaplota ligjore dhe me përgjegjësi për mirëqenien, edukimin dhe rritjen e tij. Adoptim institucional. Ligji për adoptimin. Adoptim përmes agjencive të specializuara. Adoptim privat. Adoptimi i fëmijës. Bëj adoptimin e një fëmije.
2. libr. Pranimi ose përvetësimi i një ideje, i një praktike, i një metode, i një stili të ri; pranimi i ndjekjes a i zbatimit të një vije, të një parimi, të një metode pune. Adoptimi i një vendimi (i një ligji, i një thirrjeje).

BIJËSIM

BIJËSÍM,~I m. sh. ~E, ~ET drejt. Veprimi kur bijësoj dikë; marrja si bijë për shpirt e një vajze; adoptim.

BIRËSIM

BIRËSÍM,~I m. Veprimi kur birësoj dikë a kur birësohem; adoptim. Birësim i fëmijëve. Birësim sipas ligjit. Proces i birësimit. Të drejtat e birësimit. Regjistri i birësimeve. Kërkesa për birësim.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.