Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
ADHURIMTÁR,~E mb. Që adhuron dikë a diçka, që ka ndjenja të fuqishme për diçka ose për dikë, që ka adhurim ndaj dikujt a ndaj diçkaje; adhurues. Njeri adhurimtar. Sjellje adhurimtare. Tempull adhurimtar.
✱Sin.: adhurues, përgjërues, admirues, pëlqyes.
ADHURIMTÁR,~I m. sh. ~Ë, ~ËT libr. Ai që adhuron dikë a diçka, ai që shpreh adhurim a pëlqim për dikë a diçka. Adhurimtar i artit. Ka shumë adhurimtarë.
✱Sin.: adhurues, pëlqyes, përgjërues, admirues.
SHIKÚES/E,~JA f. sh. ~E, ~ET 1. Ajo që shikon diçka në një rast të caktuar; vëzhguese, soditëse. Ai detaj ishte i padukshëm për syrin e shikueseve.
2. Ajo që ndjek një program, një ndeshje etj., ajo që shkon për të parë një shfaqje; spektatore. Vështrimi admirues i shikueseve. Finalja e futbollit kishte ngulur para ekranit edhe qindra shikuese.
✱Sin.: vëzhguese, soditëse, spektatore.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë