Fjalori

Rezultate në përkufizime për “admirim”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

ADHURESË

ADHURÉS/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT libr. Adhurim, të adhuruarit e dikujt a e diçkaje. Adhuresë e tepruar. Adhuresë ndaj jetës.
Sin.: pëlqim, admirim, hyjnizim.

ADHURIMËSI
ADMIRIM

ADMIRÍM,~I m., libr. 1. Veprimi kur admiroj ose kur admirohet dikush a diçka.
2. Ndjenja e respektit të thellë, e vlerësimit ose e tërheqjes ndaj një personi, një veprimi, një objekti ose një ideje; vlerësimi i lartë e mirëdashës i punës e i vepravedikujt. Admirim për bukurinë e vajzës. Admirim për guximin e tij. Admirim për artin piktural. Admirim për natyrën. Kam admirim për qëndrimin e tij. Fitoi admirimin tim.
3. Ndjenja e këndshmekemi kur duam a kur pëlqejmë dikë a diçka. Kam admirim. Ngjall admirim. Flet me admirim. E shikoj me admirim. Fitoi admirimin e të gjithëve.
Sin.: adhurim, pëlqim, dashuri, tërheqje, afinitet.

ADMIRUES
HAJDE

HÁJDE,~NI pasth., bised., vet. v. II1. Eja. Hajde ditën! Hajdembrëmje! Hajde me makinë! Hajdeni të gjithë! Hajdeni pas meje!
2. Përdoret kur thërresim, kur ftojmë, kur nxitim dikë për të nisur një punë, për të bërë diçka etj.; eja! jepi! Hajdeni, more vëllezër! Hajdeshkojmë. Hajdebisedojmë! Hajdenikëndojmë (të vallëzojmë, të shëtitim)! Hajde, gështenjapjekura! Hajde, mos ki gajle! Hajde, se nuk të lëmë vetëm!
3. Përdoret kur shprehim miratim, admirim, habi, urim, pakënaqësi, mospërfillje ose ndonjë ndjenjë tjetër. Hajde, t'ju rrojë! Hajde ç'vajzëështë! Hajde ç'mësues ka qenë! Hajde përgatitje, hajde! Hajde mendje, hajde! Hajde, hajde, ç'paska këtej!
4. Përdoret kur flasim për diçka që nuk mundkundërshtohet, që duhet bërë patjetër ose kur flasim për diçkaështë shumë e vështirëbëhet, për shkak të një kundërshtimi, të pasojavekëqija etj. Hajde ta urdhërosh atë! Hajde t'i lëshosh ato! Hajde mos e pastro! Hajde mos e qep po deshe! Hajde bëje, po të duash! Hajde merre, po të ta mbajë!
Hajde *mendje, hajde! iron.

HEU

HÉU pasth. 1. Përdoret kur shprehim dhembjemadhe ose keqardhjethellë për dikë a për diçka; në pasthirrma oh, ah. Heu, ç'e paska gjetur! Heu, i shkreti ai!
2. Përdoret kur shprehim një habimadhe para një të papriture ose për diçka jo të zakonshme. Heu, sa shpejt erdhi! Heu, ç'malelarta!
3. Përdoret kur shprehim gëzimmadh ose admirimthellë për diçka. Heu, ç'na kënaqi!

HIJSHËM

HÍJSH/ËM (i), ~ME (e) mb. 1. Që ka tipare shumërregullta ose gërshetimkëndshëm përmasash, përpjesëtimesh e ngjyrash dhekënaq kur e shikon, që është i pashëm; i bukur; kund. i shëmtuar. Djalë (burrë) i hijshëm. Grua (vajzë) e hijshme. Me truphijshëm. Pamje e hijshme. Është i hijshëm.
2.ështëpajtim me kërkesat e shijet e përgjithshmenjerëzve, që pëlqehet; që ngjall kënaqësimadhe dhe admirim; kund. i pahijshëm. Sjellje e hijshme. Fjalëhijshme. Qëndrim i hijshëm. Në mënyrëhijshme.

LUMTË

LÚMTË (të) pasth. Përdoret kur i shprehim dikujt pëlqimin, miratimin e përgëzimin për diçka ose kur shprehim admirim a një lëvdatë për dikë. lumtë dora! Të lumtë goja! I lumtë pushka! Të lumshin krahët! Ju lumshin këmbët! Të lumtë, o djalë! Ju lumtë, sa mirë e keni bërë!
Sin.: rrofsh, të paça, qofsh, bravo, aferim.
lumtë *goja! ur. Të lumshin *këmbët! ur.

MOLISËS

MOLÍSËS,~E mb. Që të molis. Ia mori një këngezgjatur, molisëse. Kasneci na la një brengë molisëse. Ndiente një admirim molisës ndaj saj.

MËSYSH

MËSÝSH vep., ~A, ~UR kal. E vështroj me admirimtepruar a me xhelozi dhe kështu e bëjsëmuret a t’i ndodhë diçka e keqe, e marr mësysh; kund. çmësysh. E mësyshi fëmijën (lopën).

NARCIZËM

NARCÍZ/ËM,~MI m., psikol. Çrregullim që ka të bëjë me adhurim ekstremvetvetes për pamjen fizike, për rëndësinë, për cilësitë morale, si dhekarakterizohet nga nevoja e tepruar për admirim dhe nga mungesa e empatisë për të tjerët. Vuan nga narcizmi.

NGUL

NGUL vep., ~A, ~UR kal. 1. Bëjdiçka (zakonisht me majë) të hyjë në një trup (në tokë, në mur, në dërrasë etj.) duke e goditur ose duke i rënduar me forcë; kund. shkul, çngul. Ngul gozhdën. Ngul shtyllat. Ngul një hu. Ngul kazmën. Nguldhe (në dërrasë). E nguli thellë. Ngul hunjtë e domatevearë. - Ia ngulsha gurin (e varrit) mbi krye! mallk. Ngul gozhdëpikë të sabahut e filloj ditën mbrapsht, me ngatërresa. Nuk ia ngul kush dhëmbin dikujt është i fortë, i zoti.
2. Fut diçkahollë e të mprehtë në një send etj. Ngul gjilpërën. I nguli thikën (shpatën). Ngul pirunin. Ngul sfurkun. I nguli dhëmbët. I ngul thimthin. I nguli thonjtë (kthetrat).
3. Mbjell një bimë a një pemë. Ngul hardhi. Ngul fidanë. Ngul qepë e shkul hudhra 1. Bën një punëpadobishme, krejtkotë, bënshumë dëm sesa punëvlefshme. 2. Ai tani po ngul e shkul hudhra ka kohë që ka vdekur. 3. Ngul qepë në njërën anë e shkul hudhra në anën tjetër çalon.
4. Vendos diku për të mos e lëvizur për një kohë; e vë diku, duke e mbajtur fort që të mos luajë nga vendi. Ngulën çadrat vendosën, hapën çadrat. Ngulën kampin. Ngulën vathën. Nguli cak zuri vend për të jetuar. Ngul këmbët pas dheut. Ngul flamurin vë, ngre flamurin në një vend.
5. fig. Shikoj me vëmendjepërqendruar. Ia nguli sytë me plot admirim. Nguli vështrimin.
6. fig. Bëj që të zërë vend për shumë kohëmendje a në kujtesë diçka. E ngulikokë (në mendje, në kujtesë). Ngule mirëkokë këtë këshillë.
7. jokal. vend diku për të banuar; qëndroj në një vend, ndalem diku, ngulem. Ngulifshat. Nguli i pari në atë vend. - Ngul aty e mos lëviz!
8. Thumboj, tall. Vetëmngulë di ai!
9. Ia hedh dikujt; i bëj një të keqe dikujt. Ai ta ngul pa e marrë vesh.
Sin.: rras, fut, citos, vë, shpoj, zë, mbjell, vendos, shikoj, vështroj, fiksoj, mbërthej, rrënjos, gdhend, hedh, shartoj, tipos, skalit, thadroj, ngulit, përqendroj, ndalem, vendosem, ngulem, thumboj, tall.
*Ditënlëpin këmbët e natënngul dhëmbët (dikush). I nguli brirët (dikush) përb. Ngul *cakun (diku). Ngul *gozhdë (dikush). Ngul *këmbë. Ngul *këmbët në akull (dikush). E ngul (e ngulit) në *kokë (diçka). E ngul (e ngulit) në krye (*kokë) (diçka). I ka ngulur kthetrat (dikujt a diçkaje). E ngul (e ngulit) në *mendje (diçka). Ia ngul (ia ngulit) në *mendje (diçka). Ia ngul *sytë (dikujt a diçkaje). Ngul shkul (dikush) thotë a bënnjëjtën gjë, kthehet e rikthehet po aty, në një vend mbetet; ngre e ul; ngreh e shkreh2; bjer e çohu. Ia ngul (ia ngulit) në *tru (diçka). Ngul *thembrat.

NJË

NJË pacak. 1. Njëri, njëra, dikush, ndokush, njeri i pacaktuar (përdoretvendfjalësshënon njeriun, kafshën, sendin a dukurinë, kur i veçojmë nga klasa, nga grupi a nga radha e vet). Ka ardhur një nga fshati. - Ishte me një që s’e njihja. -vijë një tjetër. Një për shtëpi. U mundën (u kapën) një për një. Punon një sa për dhjetë. Një nga më të diturit. Një nga më të rëndësishmet (nga më të mëdhatë). Erdhi një nga tanët. I vë një mbi një i vë njërin mbi tjetrin. M’i jep një nga një. Si një një (bised.) siç është njëri, ashtu është edhe tjetri. Një për të gjithë, të gjithë për një. (fj. u).
2. Po ai, po ajo gjë, i njëjtë. Thotë gjithnjë një fjalë. Rri në një vend. Arritën në një kohë. Janë në një klasë. Banojnë në një lagje. Janë në një moshë. Jemi në një mendje. Ligji është një për të gjithë. Flasin një gjuhë. Këto rrugë në një qafë dalin.
3. Diçka, gjë e papërcaktuar mirë, që i ngjan diçkaje (së bashku me lidhëzën si dhe një emër). E ka zënë një si grip. Dëgjohej një si gjëmim i largët. Kam një si shqetësim. Ndiej një si të mekur. M’u një si lëmshgrykë. Atje tej dukej një si shtëpi.
4. I vetëm, i tërë e i pandashëm; i bashkuardiçkavetme. Janë bërë një trup. Dy fshatra u bënë një. Me një zë njëzëri.
5. I tillë (si kallëzues emëror, i ndjekur nga një fjali e nënrenditur). Është një që s’bëhet dy është i tillë, që s’gjendytë si ai.
6. Përdoret para emrit të një frymori ose të një sendi kur folësi shpreh një fare habie, admirim a përçmim. Kishte një kalëshpejtë, që s’e kishte askush. Është një që s’e ka shoqen. Është një dhelpër ai, që s’e ka shokun.
Sin.: njëri, njëra, dikush, njëfarë.
Bëhem një (*njësh). Është bërë një (me dikë) keq. është lidhur shumë ngushtë me dikë dhe bashkëpunon me të; është njësoj si ai. S’ia bëri as një as dy (dikujt) iu përgjigj a kundërveproi menjëherë, nuk ia zgjati; s’ia bërigjatë; ia preu shkurt. I bie një (po atij) *avazi. I bie *daulles në një vend (dikush). I bie *fyellit në një vrimë (dikush). I bie *jongarit në një tel (dikush). Bie në një *fjalë (me dikë). I bie një *kambane (dikush). Del (të nxjerr) në një (po në atë) *qafë (diçka). Di një më tepër (dikush) është më i zoti, ka përvojëshumë. *Dorë me një. * E bërikërcejë me një *këmbë (në njërën këmbë) (dikush). Fle në një *krah (dikush). E fut në një *thes (me dikë a me diçka) keq. I fut në një *zdrukth. Futet (hyn) në një *thes (me dikë a me diçka) keq. (Të gjithë) me një *zë. Ha (e pi) në një *çanak (me dikë) keq. Kam ngrënë me një *lugë (me dikë). Ha në një *sofër (me dikë) keq. Jemi një me një (me dikë) jemi barabar, asnjeri s’ka fituarshumë; njësoj kemi dalë ose njësoj jemi. (Është) një me një (diçka) shih (është) dorë me një (diçka). Jam në një *mendje (i një mendjeje) (me dikë). (Është) ora me një (*ora me dorë) (diçka). Janë të një *oxhaku. Janë të një *sahani keq. Janë të një *sharre. Kam një *mendje (me dikë). I kanë lidhur *pizgat (në një) mospërf. Mbështetet në (me) një *këmbë (dikush a diçka). Nget në një *krah (dikush). Ngrihet (çohet) me një *gisht (diçka). Jam ngrohur në një *vatër (me dikë). I ngjit *shkallët një nga një. Ka ngjyer në një *sahan (me dikë) keq. Një *kokë kanë. Një dhe *i pandarë. I ka prerë një *sharrë. Një *rrugë (një udhë) e dy punë. Vlojnë në një *tenxhere keq. Shtrohem (ulem) në një *tryezë (me dikë). Tërheq në një *krah (dikush). Vë në një *radhë (në një rresht) (me dikë a me diçka). Vihem në një *radhë (në një rresht) (me dikë). Me një *gojë.

O

O pasth. 1. Përdoret kur shprehim dhimbje ose keqardhje për dikë a për diçka; oh. O, ç’më vravekëmbë! O, unë i mjeri (i ziu, i gjori)! O, ku ta dija unë i shkreti!
2. Përdoret kur shprehim habi para një të papriture ose për diçka jo të zakonshme. O, po ç’është kështu me ty?! O, gjallë qenka ai?!
3. Përdoret kur shprehim gëzim, kënaqësi a admirim për diçka; oh. O, sa mirëerdhët! O, sa shpejt e paskeni kryer! O, sa e bukur qenka!

ORE

ORÉ pasth., bised. 1. Përdoret kur thërresim dikë a i drejtohemi dikujt për t’i folur. Ore, juve ju them! Ore, ç’flet kështu? Ore, pa eja këtu! Ore, a dëgjon ç’të thonë?
2. Përdoret kur shprehim habi, admirim a një ndjenjë tjetër. Ore, ore, ke parë ti kështu! Ore, ç’vete! O po ky, ore! Ore, po sa mirë e ditka! Ore, sa i madh qenka!
Sin.: o, or, more, bre.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.