Fjalori

Rezultate në përkufizime për “aderim”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

ADERENCË

ADERÉNC/Ë,~A f. 1. libr. Përkatësi, përfshirje ose anëtarësim në një lëvizje, në një shoqatë, në një parti, në një organizatë etj.; dobësi për diçka; aderim, anëtarësim.
2. Ngjitje, lidhje, kohezion midis dy materialeve ose dy sipërfaqeve. Aderenca e bojës në mur. Aderenca e gomaveasfalt.
3. mjek. Dëgjueshmëri, njëzëshmëri, besnikëri në respektimin e normave, të rregullave, të porosive, të rekomandimeve (mjekësore etj.). Aderencë midis mjekut dhe pacientit. Aderenca ndaj mjekimit.
4. mjek. Procesi i lidhjes ose i ngjitjes së një substance apo materiali me një sipërfaqe tjetër, ngjitje, bashkim. Aderencë e pleurës së mushkërive. Aderenca e zorrëve.

ADERIM

ADERÍM,~I m. sh. ~E, ~ET libr. 1. Veprimi kur aderoj diku.
2. Bashkim ose përfshirje në një grup, në një organizatë, në një parti ose në një lëvizje; aderencë. Aderim në një parti. Librezë aderimi. Kërkesë për aderim.
Sin.: aderencë, anëtarësim, bashkim, kohezion, ngjitje, përkatësi, mbështetje, përkrahje, parapëlqim.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.