Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
►AKOMOD/ÓHEM jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR 1. vetv. Rehatohem.
2. vetv. Përshtatem me një situatë, me një mjedis me kushte të reja, në mënyrë të shkallëshkallshme dhe të vetvetishme. U akomodua në hotel (në suitë). Ajo akomodohet shpejt. Akomodohem në kushtet klimatike. Makinat moderne akomodohen automatikisht. E moshuara u akomodua ndaj vapës. E ka të vështirë të akomodohet në kulturën e re.
3. pës. e AKOMODÓJ. U akomodua me orarin e ri.
✱Sin.: përshtatem, mësohem, rregullohem, adaptohem, sistemohem, rehatohem.
►AMBIENT/ÓHEM jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR vetv. Mësohem me një ambient të ri; u përshtatem kushteve të jetesës a të punës në një vend të caktuar. Ambientohem me punën (me vendin). Ambientohet në kushtet e reja. Ambientohet shpejt (me vështirësi). Ambientohem me rrethanat e krijuara. U ambientova në qytetin e ri. U ambientuan me zhurmën e qytetit.
✱Sin.: përshtatem, adaptohem, mësohem, rregullohem, rehatohem.
MJEDIS/ÓHEM jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR vetv. Përshtatem me një mjedis të caktuar (me kushtet e reja të një vendi, me një shoqëri të re, me një post të ri, me një situatë të re etj.), adaptohem. Vajza e fotos mjedisohet mirë me Nartën. Nuk mjedisohet dot me humbjen. U mjedisua me postin e ri si kryetar.
✱Sin.: përshtatem, familjarizohem, ambientohem, adaptohem.
►PËRSHTÁT/EM jovep., ~A (u), ~UR 1. vetv. Mësohem të jetoj e të veproj në kushte të tjera, pajtohem me një gjendje tjetër të re. U përshtatet rrethanave. Iu përshtat kohës. I përshtatet mjedisit. Organizmi u përshtatet kushteve të reja.
2. vetv., vet. v. III Përputhet me dikë a me diçka; i vete mirë diçkaje; pajtohet me të. Metodë që i përshtatet stadit të zhvillimit ekonomik. Nuk i përshtatet nivelit të sotëm të studimeve shkencore.
3. gjuh., vetv., vet. v. III Shkon në numër, gjini e rasë me emrin me të cilin lidhet; shkon në numër e në vetë me fjalën me të cilën lidhet. Përshtatet mbiemri me emrin. Përshtatet kallëzuesi me kryefjalën.
4. pës. e PËRSHTÁT.
✱Sin.: mjedisohem, mësohem, familjarizohem, tumirem, pajtohem, përputhem, kalitem, përgatitem, stërvitem, puqem, përkoj, shkoj, vete, ujdisem, përgjigjem, ambientohem, adaptohem, akordohem.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë