Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
►ACIDIFIK/ÓHET jovep., ~ÚA (u), ~ÚAR vet. v. III 1. vetv. Acidohet.
2. pës. e ACIDIFIKÓJ.
ACIDÍM,~I m., kim. 1. Veprimi kur acidoj ose kur acidohet një tretje etj.
2. Procesi i rritjes së aciditetit të një lënde ose të një mjedisi, kur shtohet acid që shkakton rritjen e përqendrimit të joneve të hidrogjenit. Acidimi i tokave (ujërave mjedisit). Ruajtja me acidim.
✱Sin.: thartim, acidosje, acidifikim.
►ACID/ÓHET jovep., ~ÚA (u), ~ÚAR libr., kim., vet. v. III 1. vetv. Kthehet në acid një lëndë ose një tretje; bëhet më acidike, më e thartë një lëndë, një tretësirë etj., zakonisht duke u rritur përqendrimi i joneve të hidrogjenit në të. Acidohet toka. Acidohet gjaku. Acidohet ambienti.. Acidohet uthulla.
2. pës. e ACIDÓJ. U acidua shiu. U aciduan ujërat e deteve. M’u acidua stomaku. Iu acidua lëngu i stomakut.
✱Sin.: thartohet, tharmëtohet, acidifikohet.
►THART/ÓHEM jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR vetv. 1. vet. v. III Bëhet i thartë, merr shije të thartë; prishet. U thartua vera (kosi). Është thartuar gjella.
2. vetv., vet. v. III Tharmëtohet, tharbëtohet. Thartohet qumështi. Thartohet brumi.
3. vetv., vet. v. III, kim. Kthehet në acid; i shtohet sasia e acidit, acidohet.
4. fig. Prish fytyrën dhe mbledh buzët për të shprehur pakënaqësinë a zemërimin për diçka, për të treguar se diçka nuk më pëlqen. U thartua në fytyrë. U thartua e s'foli.
5. fig. I keqësoj, i acaroj a i prish marrëdhëniet me dikë, prishem me të. U thartuan punët. U thartuan në mes tyre.
6. pës. e THARTÓJ.
✱Sin.: prishem, tharmëtohet, tharbëtohet, acidohet, keqësoj, acaroj.
♦ I janë thartuar (i janë uthulluar) *trutë (dikujt).
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë