Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
ASHPËRSÚES,~E mb. 1. Që nxit ashpërsim, që ashpërson, që shkakton ashpërsimin e diçkaje. Konflikt ashpërsues. Luftë ashpërsuese. Bisedime ashpërsuese. Sjellje ashpërsuese. Tone ashpërsuese.
2. Acarues, pezmatues, malcues. Reagim ashpërsues.
✱Sin.: acarues, egërsues, pezmatues, malcues, keqësues, përkeqësues, shpërthyes, tendosës.
NGACMÚES,~I m. sh. ~, ~IT 1. Ai që ngacmon dikë a diçka, ngacmimtar. Ngacmues i mërzitshëm e acarues.
2. fiziol. Send, lëndë a dukuri që vepron mbi indet e një organizmi ose mbi shqisat dhe që e bën atë të kundërveprojë në një mënyrë të caktuar. Ngacmues i brendshëm (i jashtëm). Ngacmues i kushtëzuar (i pakushtëzuar). Ngacmues kimik (fizik, mekanik). Vepron si ngacmues.
3. Lëndë që nxit organet dhe që i bën të veprojnë më me gjallëri. Ngacmues i sistemit nervor. Kafeja është një ngacmues.
4. elektr. Gjenerator i vogël me rrymë elektrike, që shërben për të vënë në lëvizje një motor të madh elektrik. Ngacmues kryesor.
QETËSÚES,~E mb. 1. Që qetëson; që mënjanon shqetësimin a brengën; që i sjell qetësinë shpirtërore dikujt; që shërben për të mënjanuar çrregullimet, turbullirat a pakënaqësitë; kund. acarues. Lajm qetësues. Fjalë qetësuese. Me zë qetësues. Masa qetësuese.
2. fiziol. Që lehtëson dhembjen a shqetësimin nga një sëmundje; që ul ngacmimin e lartë nervor; kund. nxitës. Barna qetësuese. Mjete qetësuese.
✱Sin.: zbutës, fashitës, qetues, lehtësues, çlodhës.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë