Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
ABUZÚAR (i, e) mb. I shfrytëzuar në mënyrë të paligjshme ose i përdorur keq nga dikush a nga diçka. Besim i abuzuar. Njeri i abuzuar. Përvojë e abuzuar.
✱Sin.: i shpërdorur, i shpërdoruar, i keqpërdorur, i dëmtuar.
AKAPARÚAR (i, e) mb. Që ka të bëjë me akaparimin, që i përket akaparimit, i akaparimit; i monopolizuar. Mall (treg) i akaparuar. Pasuri e akaparuar. Shtëpi e akaparuar.
✱Sin.: i përvetësuar, i përvetuar, i monopolizuar, i uzurpuar, i shpërdoruar, i abuzuar, i vjedhur.
PËRDHUNÚAR (i, e) mb. 1. Që ka bërë diçka kundër dëshirës e vullnetit të tij, i shtrënguar me forcë nga dikush; i dhunuar. Nxënës të dhunuar. Punonjës të dhunuar.
2. Që është penetruar seksualisht me dhunë e pa dëshirën e pëlqimin e tij; i çnderuar. Emigrante të përdhunuara. Djem të përdhunuar. Fëmijë të përdhunuar.
3. Që është penetruar seksualisht kur ka qenë i pavetëdijshëm ose kur vuan nga një sëmundje psikike etj.; i abuzuar. E sëmurë e përdhunuar.
4. fig. Që është shkelur dhe është marrë nëpër këmbë; i nëpërkëmbur. Varr i përdhunuar. Të drejta të përdhunuara.
5. fig. Që nuk është ndërtuar sipas rregullave a normave të caktuara; që nuk është më në natyrën e vet, jo i natyrshëm. Vargje të përdhunuara.
✱Sin.: i çnderuar, e zhvirgjëruar, i çnjerëzuar, i dhunuar, i turpëruar, i prishur, i shtrënguar, i shkelur, i nëpërkëmbur.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë