Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
ABSTRAKT/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR libr., kal. 1. Veçoj ose largoj përmes procesit mendimor diçka nga konteksti i saj konkret dhe e trajtoj në një mënyrë më të përgjithshme ose më konceptuale; përgjithësoj tiparet e lidhjet e veçanta të sendeve e të dukurive, bëj abstraksion, bëj përgjithësim. Abstraktoj veçoritë e njëmendësisë. Abstraktoj metodën e punës. Abstraktoj idenë e veprës. Abstraktova mendimet e shprehura në punim.
2. filoz. Nxjerr një ide të përgjithshme duke lënë mënjanë hollësitë ose detajet e veçanta. Abstraktoj një koncept filozofik. Astrakton forma simbolike. Ai ka abstraktuar konceptimin mbi jetën.
3. inf. Veçoj detajet specifike të një sistemi dhe krijoj një strukturë më të përgjithshme. Abstraktoj modele komplekse për t’i bërë ato të kuptueshme ose të thjeshta. Abstraktoj një softuer.
4. mat. Përgjithësoj një koncept duke e thjeshtuar me modele ose simbole. Abstraktoj një rregull matematike. Abstraktoj struktura algjebrike. Abstraktoj rregullat gjeometrike.
5. art. Mënjanoj shprehjen realiste duke krijuar forma simbolike ose të thjeshtëzuara. Abstraktoi figura ekspresioniste. Abstrakton figurën e drurit.
ABSTRAKTÚAR (i, e) mb. Që është i veçuar me anë të procesit mendimor me qëllim përgjithësimin e veçorive të objekteve, të dukurive a të ideve të caktuara; i përgjithësuar, i thjeshtëzuar. Koncept i abstraktuar. Program i abstraktuar kompjuterik. Art i abstraktuar.
ÇMATERIALIZÚAR (i, e) mb., filoz. Që ka humbur vetitë ose natyrën e vet lëndore; që është çmaterializuar; kund i materializuar. Letër e çmaterializuar me vlerë. Strategji të forta për sukses në një botë të çmaterializuar. Meshonte i çmaterializuar për gjysmë shekulli përditë.
✱Sin.: i abstraktuar, i çmishëruar.
ÇMISHËRÚAR (i, e) mb. 1. Që ka humbur karakterin konkret e lëndor, që është çmishëruar; kund. i mishëruar. Kjo nuk do të thotë se ata bëhen të çmishëruar ose joseksualë. Kthyer në trupa të çmishëruar pa formë. Një liri e çmishëruar nga trupi.
2. Që i është tretur mishi.
✱ Sin.: i çmaterializuar, i abstraktuar.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë