Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
ABSTRAKSIÓN,~I m. sh. ~E, ~ET logj. 1. Abstraktim. Abstraksion shkencor (logjik, mendor). Forca e abstraksionit. Bëj abstraksion. Përdor abstraksionin. Abstraksion artistik. Ka aftësi për abstraksion.
2. Ide abstrakte, nocion abstrakt, përgjithësim teorik. Vepron me abstraksione. Pëlqen abstraksionin në shkencë (në art). Abstraksion i problemeve matematikore.
✱Sin.: abstraktim, përgjithësim.
ABSTRAKTÍM,~I m. sh. ~E, ~ET libr. 1. Veprimi kur abstraktoj ose kur abstraktohet.
2. Largimi me anë të të menduarit nga vetitë, nga tiparet e nga lidhjet e ndryshme të sendeve e të dukurive konkrete dhe dallimi, veçimi e përgjithësimi i tipareve të tyre më thelbësore; përgjithësim; kund. konkretizim. Abstraktim shkencor. Abstraktim gramatikor. Abstraktim leksikor. Abstraktim kuptimor. Abstraktim matematikor (gjeometrik). Abstraktimi nga e veçanta. Bëj abstraktim.
3. psikol. Përpunim dhe kategorizim i informacionit për të arritur në koncepte më të përgjithshme që përfaqësojnë ide të shumta. Abstraktim psikologjik. Abstraktim i përngjashmimit. Abstraktim i përvojës.
4. filoz. Veçim i koncepteve dhe i ideve themelore për të ndërtuar një kuptim të përgjithshëm për botën; reduktim i përmbajtjeve të shumëfishta për të nxjerrë thelbin e saj. Procesi i abstraktimit. Abstraktim logjik. Abstraktim real. Abstraktim ideal. Abstraktim i thellë. Abstraktim i drejtpërdrejtë. Abstraktim i ideve (i koncepteve, i nocioneve etj.).
5. art. Ikje nga përshkrimi i saktë i formave dhe i ngjarjeve të njëmendta për të krijuar një përvojë më subjektive dhe të lirë të ngjyrave, të linjave dhe të formave. Abstraktim lirik. Abstraktim pamor. Abstraktim i shprehjes artistike përmes ngjyrave.
6. shkenc. Procesi i thjeshtimit të problemeve dhe i zgjidhjeve të tyre duke hequr detajet fizike, hapësinore ose kohore të panevojshme për të krijuar gjedhe ose algoritme më të përgjithshme, më të rëndësishme dhe më të zbatueshme në situata të ndryshme. Abstraktim kompjuterik. Abstraktimi i një programin softuerik.
►ABSTRAKT/ÓHEM jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR libr. 1. vetv. Largohem, me anë të të menduarit, nga veçoritë konkrete të sendeve, të objekteve e të dukurive duke i përfytyruar ato në mënyrë abstrakte, bëj abstraktim, përgjithësoj, thjeshtoj. Abstraktohem nga e veçanta. Prirem të abstraktohem dhe të përqendrohem në parimet e përgjithshme.
2. pës. e ABSTRAKTÓJ. U abstraktuan konceptet filozofike bazë.
ÇLËNDËZÍM,~I m., libr. Veprimi kur çlëndëzoj diçka ose kur çlëndëzohet; çmaterializim; kund. lëndëzim.
✱Sin.: çmaterializim, abstraktim, çmishërim.
ÇMATERIALIZÍM,~I m. sh. ~E, ~ET filoz. Veprimi kur çmaterializoj diçka ose kur çmaterializohet; kund. materializim. Përpjekjet shkencore për të vërtetuar objektivitetin e rreptë të natyrës çuan në një çmaterializim në rritje të natyrës. Minimalizmi qe një rrymë që kërkonte një proces çmaterializimi që arrin kulmin tek arti konceptual.
✱Sin.: çlëndëzim, abstraktim, çmishërim.
ÇMISHËRÍM,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Veprimi kur çmishëroj diçka a kur çmishërohem; kund. mishërim. Kjo nënkupton çmishërimin dhe mungesën fizike. Utopia e një çmishërimi digjital të shpirtit.
2. Gjendja kur çmishërohem; kund. mishërim.
✱ Sin.: çmaterializim, çlëndëzim, abstraktim.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë