Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
ABSOLUTÍSHT ndajf., libr. Në mënyrë absolute, pa përjashtim, pakufizueshëm, plotësisht, krejt. Absolutisht i drejtë (i domosdoshëm, i nevojshëm). Absolutisht i gabuar (i papranueshëm).
✱Sin.: plotësisht, pakufizueshëm, pakontestueshëm.
PLOTËSÍSHT ndajf. 1. Aq sa merr, aq sa nxë, plot. Mbush plotësisht.
2. Me tërë forcën, me gjithçka kam, tërësisht. Është dhënë plotësisht pas punës. Jam plotësisht me ju. E ndiej plotësisht.
3. Deri në fund, tërësisht, përfundimisht. E shkatërroi (e asgjësoi, e zhduku) plotësisht. E kreu plotësisht. Përfundoi plotësisht.
4. Në të gjitha anët a drejtimet; në mënyrë të plotë; krejt; kund. pjesërisht. E kuptoi plotësisht. U bind plotësisht. Fitoi plotësisht. E miratoi plotësisht.
✱Sin.: plot, tërësisht, krejt, krejtësisht, shqim, përfundimisht, absolutisht, katërçipërisht, katërçiptazi, thellë, thellësisht, gjithsej, tamam, gjithunji, fare, gjithandej, tejet, tejpërtej, tejembanë, tejendanë.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë