Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
ABONÍM,~I m. sh. ~E, ~ET ek. Marrëveshje ose kontratë për të marrë një shërbim, një botim ose një produkt në mënyrë të rregullt, zakonisht për një periudhë të caktuar kohore dhe kundrejt një tarife; parapagesë për një shërbim ose një blerje. Abonim për një revistë (gazetë, program radio a televizion). Abonim për shërbime digjitale. Abonim për telefon (energji elektrike). Anulim i abonimit. Abonim për shërbime utilitare. Shërbimi i abonimit.
✱Sin.: pajtim, parapagim, abone.
PAJTÍM,~III m. sh. ~E, ~ET 1. Marrja apo futja në punë e dikujt përmes një ujdie, marrëveshjeje. Pajtimi i fuqisë punëtore.
2. Marrja apo zënia me qira e një banese, e një mjeti etj.
3. Porosi që bën dikush, duke paguar sasinë përkatëse të të hollave, për të marrë rregullisht ose për të përdorur diçka për një kohë të caktuar. Pajtimet telefonike. Fushata e pajtimeve. Zyra e pajtimeve.
✱Sin.: marrëveshje, punësim, zënie, qiramarrje, zënie, angazhim, abonim.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë