Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
ABAZHÚR,~I m. sh. ~Ë, ~ËT Mbulesë qelqi, metali, letre, pëlhure, plastike ose lënde tjetër për ta mbledhur, për ta zbutur ose për ta shpërndarë dritën e llambës elektrike në një drejtim, si mbrojtëse e syve nga drita e fortë ose për zbukurim; mbështetësja për llambën bashkë me këtë mbulesë, llambë elektrike, llambë abazhuri. Abazhur komodine (muri). Abazhur tavoline. Llambë me abazhur. Abazhur i varur. Abazhur konik (sferik, cilindrik etj.). Abazhur për dhomë gjumi. Ndez abazhurin!
✱Sin.: llambadar, dritëpritëse.
FAQENDRÍTUR mb. 1. edhe fig. Që ndrit nga të gjitha anët, i shkëlqyeshëm (për një send). Abazhur faqendritur.
2. fig. Që ka dalë gjithnjë fitimtar; i nderuar. Studentë faqendritur. Krahinë faqendritur.
✱Sin.: i shkëlqyeshëm, i nderuar, faqebardhë, fitimtar.
GLOB,~I m. sh. ~E, ~ET 1. vet. nj. Rruzulli i tokës, lëmshi tokësor, bota. Globi i tokës. Sipërfaqja e globit. Gjysma (një e katërta) e globit. Harta e globit.
2. Rruzulli i tokës, i zvogëluar së bashku me hartën e të gjithë botës, i mbështetur në një mbajtëse në mënyrë që ai të rrotullohet rreth boshtit të vet (përdoret zakonisht si mjet mësimi në shkollë). Rrotulloj globin. Gjej kontinentet në glob.
3. Mbulesë e rrumbullakët si rruzull, prej xhami a prej kristali, që i vihet llambës elektrike për të mbrojtur sytë nga drita e fortë dhe për ta shpërndarë atë në mënyrë të barabartë ose për zbukurim. Glob qelqi (kristali). Glob i madh (i vogël). U thye (krisi) globi.
✱Sin.: botë, abazhur.
NDRIÇÚES,~I m. sh. ~, ~IT 1. Mjet për të bërë dritë. Ndriçues i thjeshtë. Ndriçues me abazhur. Ndriçuesit rrugorë. Ndriçues dekorativë.
2. Punonjës që merret me mjetet e ndriçimit të diçkaje. Ndriçuesit e aerodromit. Ndriçuesit e teatrit (e skenës).
3. fig. Ndriçimtar; ai që i ndriçon rrugën dikujt. Me dijet që kishte ishte kthyer në një ndriçues të njerëzve. Ndriçues i kombit të vet.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë