Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
IMAGJINÚES,~I m. sh. ~, ~IT Ai që ka shumë imagjinatë, që krijon ide, përfytyrime ose botë imagjinare në mendjen e tij.
✱Sin.: krijues, ëndërrimtar, përfytyrues, vizionar.
NDJÉSH/ËM (i), ~ME (e) mb. 1. Që është i aftë të kapë ngacmimet nga bota e jashtme; që u përgjigjet në një shkallë të lartë ngacmimeve të jashtme; kund. i pandjeshëm. Lëkurë e ndjeshme. Vesh i ndjeshëm. Pjesë e ndjeshme e trupit. Në pikën më të ndjeshme.
2. Që preket lehtë në ndjenja; që i ndien shumë dhe thellë përshtypjet nga bota e jashtme, që i bën përshtypje lehtë çdo gjë, i prekshëm. Njeri (fëmijë) i ndjeshëm. Zemër e ndjeshme. Shpirt i ndjeshëm. Natyrë e ndjeshme.
3. spec. Që ka aftësinë t’u përgjigjet ndryshimeve dhe ndikimeve nga mjedisi i jashtëm; që kap ndryshimet më të vogla të madhësive për t’u matur. Aparat i ndjeshëm. Pllakë e ndjeshme. Sektor i ndjeshëm. Automat i ndjeshëm.
4. fig. Që arrin përmasa të mëdha e të dukshme, i rëndësishëm; që ka një ndryshim të tillë, i cili bie në sy; mjaft i madh, i dukshëm. Ngritje (rritje, ulje, rënie) e ndjeshme e çmimeve (e shpenzimeve). Përmirësim i ndjeshëm. Shtim (tejkalim) i ndjeshëm. Përparim i ndjeshëm. Dëme (humbje) të ndjeshme. Dallime të ndjeshme. Në mënyrë të ndjeshme.
✱Sin.: i brishtë, i prekshëm, sentimental, njerëzor, emocional, i ngacmueshëm, ëndërrues, ëndërrimtar, i hollë, i rëndësishëm, i madh, i dukshëm.
UTOPÍK,~E mb. 1. Që mbështetet në idetë e utopizmit, që ëndërron një rend shoqëror ideal pa u nisur nga shkenca mbi ligjet e zhvillimit të shoqërisë. Ide utopike. Pikëpamje utopike.
2. Që është utopi, që nuk mund të arrihet në të vërtetë, që nuk i ka kushtet për t’u plotësuar; fantastik. Projekt utopik. Ide (mendime) utopike.
3. let. Që paraqit një utopi. Vepër utopike. Roman utopik.
✱Sin.: ëndërrimtar, ëndërrues, fantastik.
VEGIMÓR,~E mb., poet. Vegimtar.
✱Sin.: ëndërrimtar, ëndërrues.
VIZIÓNAR,~E mb. Që parasheh të ardhmen, ai që është largpamës, që është me plot ide e koncepte të qarta. Mendime (pikëpamje) vizionare. Të rinj vizionarë apo ëndërrimtarë!?
✱Sin.: vegimtar, ëndërrimtar, ëndërrues, largpamës, parashikues, parathënës.
VIZIÓNAR,~I m. sh. ~Ë, ~ËT Ai që parasheh të ardhmen, ai që është largpamës, me plot ide e koncepte të qarta. Vizionarët e të ardhmes. Është shembulli i një vizionari.
✱Sin.: vegimtar, ëndërrimtar, ëndërrues, largpamës, parashikues, parathënës.
ËNDËRRIMTÁR,~I m. sh. ~Ë, ~ËT Ëndërrues. Mbeti tërë jetën ëndërrimtar i madh.
ËNDËRRÍTËS,~E mb. Ëndërrues, ëndërrimtar.
ËNDËRRÚES,~E mb. 1. Që i pëlqen të ëndërrojë, që ëndërron t’i plotësohet një dëshirë e zjarrtë a të arrijë një qëllim të lartë. Njerëz ëndërrues. Poetë (dijetarë) ëndërrues. Të rinj ëndërrues.
2. Që largohet nga bota e vërtetë e rron me ëndrra të kota, që ka prirje të ëndërrojë gjëra të paplotësueshme, që rron me fantazira. Rrëshqiti në gjendjen e largët ëndërruese.
3. Që shpreh ëndërrim, që duket sikur ëndërron. Sy ëndërrues. Zë (ton) ëndërrues.
✱Sin.: ëndërrimtar, ëndërritës, ëndërrtar, vegimtar, romantik, utopist, vegimor.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë