Fjalori

Rezultate në përkufizime për “ëmbëltoj”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

AMBËLTOJ

AMBËLT/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR krahin., kal. Ëmbëltoj.

SHEQEROJ

SHEQER/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. E spërkat me sheqer një ëmbëlsirë a i hedh sheqer një pijeje, e ëmbëlsoj me sheqer; e mbuloj me një shtresë sheqeri.. Sheqeroj luleshtrydhet. Sheqeroj likerin. E sheqeroi kekun sa ishte i ngrohtë.
2. Shtoj sasinë e sheqerit. E sheqeroi edhe pak.
3. kim. Shndërrojsheqer; shtoj sasinë e sheqerit. Procesi i sheqerimit. Panxhari i sheqerit iu nënshtrua procesit të sheqerimit.
4. fig. Flas me fjalëëmbla, me ton të ulët e të shtruar. E sheqeroi me fjalë. E sheqeroi pak bisedën.
Sin.: ëmbëlsoj, ëmbëltoj, mëlcoj, përmjalt, karamelizoj, sheqeros, sherbetoj.

ËMBËLSOJ

ËMBËLS/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. E bëjëmbël ose më të ëmbël një ushqim, një pije a një gatesë. Ëmbëlsoj reçelin (hallvën, çajin, shurupin).
2. I jap dikujthajë diçkaëmbël. I ëmbëlsova miqtë me revani. Na ëmbëlsoi me llokume. E ëmbëlsoi me sheqerka dikë e mori me të mirë dikë, me qëllim që ta gënjente, që të nxirrte përfitime prej tij.
3.bën që të ndiej ëmbëlsigojë. Ma ëmbëlsoi gojën me mjaltë.
4. vet. v. III Ia pakëson kripërat e tepërta a lëndët e tjeradëmshme (për tokën). Ëmbëlson tokën.
5. fig. E bëjkëndshme, të gëzueshme a të lumtur (jetën e dikujt, bisedën etj.). Ia ëmbëlsoi jetën. E ëmbëlsoi bisedën. Ia ëmbëlsoi pushimet.
6. fig. Qetësoj dikëështë zemëruar, me fjalëmira e të ëmbla, e zbut; zbut një gjendjeacaruar; i heq vrazhdësinë a ashpërsinë diçkaje. E ëmbëlsoi plakun. I ëmbëlsuan marrëdhëniet.
7. fig., keq. E zbukuroj diçka sa për sy e faqe, e vesh një mendim me fjalëbukura e të buta, që fshehin përmbajtjen e vërtetë; sheqeros. E ëmbëlsoi ndodhinë.
8. fig., bised. Bëj që t’i pakësohet dhembja, dëshpërimi a hidhërimi, ia bëj më të lehtë. Ia ëmbëlsoi dhembjen (plagën).
9. krahin., euf., jokal., vet. v. III (me një trajtëshkurtërpëremrit vetor në r. dhanore) ther pak, më sëmbon; më dhemb. ëmbëlsonanën e majtë. Më ka ëmbëlsuar tërë natënbrinjë.
Sin.: ëmbëltoj, mëlcoj, përmjalt, mjaltoj, përmjalt, zbut, sheqeros, dhemb.

ËMBËLTOJ

ËMBËLT/ÓJ I vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. Ëmbëlsoj. Ëmbëltoj bakllavanë.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.