Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
AMBËLT/ÓHEM jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR krahin., vetv. Ëmbëltohem.
►ËMBËLS/ÓHEM jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR 1. vetv., vet. v. III Bëhet i ëmbël ose më i ëmbël një frutë në pemë ose një perime gjatë procesit të pjekjes. Ëmbëlsohet molla (rrushi, qershia). U ëmbëlsuan dardhat. Ëmbëlsohet domatja.
2. Bëhet e ëmbël ose më e ëmbël një gatesë, duke i shtënë sheqer a diçka tjetër të ëmbël. Ëmbëlsohet kadaifi (revania, bakllavaja).
3. vetv. Ha diçka të ëmbël dhe ndiej shijen e saj në gojë; fut diçka të ëmbël në gojë për të larguar shijen e hidhur, të kripur a të thartë. U ëmbëlsua me llokume (me mjaltë, me karamele).
4. fig., vetv., vet. v. III Bëhet i butë, zbutet (për motin a për klimën). Ëmbëlsohet moti. Është ëmbëlsuar shumë dimri.
5. fig., vetv., vet. v. III Nuk dhemb a nuk djeg më si më parë, fillon pak nga pak të përmirësohet e të shërohet (për një plagë, një lungë etj.). U ëmbëlsua plaga.
6. fig., vetv. Më kalon a më largohet zemërimi, qetësohem nga fjalët e mira e të ëmbla që më thotë dikush, zbutem; bëhem më i butë, më i dashur e më i shoqërueshëm; vet. v. III zbutet një gjendje e acaruar, qetësohet diçka; nuk ka më vrazhdësinë a ashpërsinë që kishte ose që shprehte (për fytyrën, për sjelljen, për fjalën etj.). Kohët e fundit është ëmbëlsuar (dikush). U ëmbëlsuan fjalët. U ëmbëlsuan marrëdhëniet. U ëmbëlsua në fytyrë u çel duke shprehur kënaqësi për diçka.
7. fig., vetv., vet. v. III Bëhet i këndshëm, i gëzueshëm a i lumtur (jeta a puna e dikujt, biseda etj.).
8. fig., vetv., vet. v. III Bëhet më pak i pjerrët, vjen më i shtruar e jo fare thikë; bie më butë e më qetë. Ëmbëlsohen shpatet. Ëmbëlsohet rrjedhja e lumit. Ëmbëlsohet rruga.
9. fig., vetv. Mësohem me diçka dhe fillon të më pëlqejë duke mos m’u dukur më e huaj apo e papranueshme; filloj ta ndiej a ta kuptoj dobinë që kam prej diçkaje. U ëmbëlsuan me jetën e fshatit.
10. euf., vetv. Më zë sëmundja e tokës.
11. pës. e ËMBËLSÓJ.
✱Sin.: ëmbëltohem, mëlcohem, përmjaltem, mjaltohem, mëlcohet, ëmbëltohet, zbutem, sheqeroset.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë