Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
SHERBETÍM,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Ëmbëlsim me sherbet, të sherbetuarit. Sherbetimi i bakllavasë. Ëmbëlsira ishte gati për sherbetim. Ia mori dorën sherbetimit.
2. Lyerje e mureve me sherbetin e gëlqeres. Sherbetimi i shkollës. Sherbetim me gëlqere të ngjyrosur. Sherbetim muresh. Sherbetimi i pranverës.
✱Sin.: ëmbëlsim, ëmbëlti, të sherbetuarit.
ËMBËLSÍ,~A f. 1. Të qenët i ëmbël në shije, vetia e diçkaje që është e ëmbël. Ëmbëlsia e sheqerit (e mjaltit, e rrushit, e verës, e gështenjës).
2. Cilësia e diçkaje që ta ka ënda ta dëgjosh, ta shijosh a t’i marrësh erë, që të jep kënaqësi trupore e shpirtërore; të qenët tërheqës a i këndshëm; të qenët i butë, i dashur e i shoqërueshëm. Ëmbëlsia e zërit. Ëmbëlsia e fytyrës së saj. Ëmbëlsia e syve (e vështrimit). Ëmbëlsia e kundërmimit të luleve. Ëmbëlsia e jetës. Me ëmbëlsi me butësi e me dashuri, ëmbëlsisht, ëmbël. Ëmbëlsi e shpirtit. Ëmbëlsi djallëzore.
✱Sin.: ëmbëlti, e ëmbël, të ëmbël, butësi, mirësi.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë