Fjalori

Rezultate në përkufizime për “ëmbëlsohem”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

HIDHËROHEM

HIDHËR/ÓHEM jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR 1. vetv., vet. v. III Bëhet i hidhur, fiton shijehidhur. Ishte hidhëruar mielli (djathi).
2. vetv. Më bëhet e hidhur goja, ndiej një shijehidhurgojë; kund. ëmbëlsohem. M’u hidhërua goja.
3. fig., vetv. Vuaj ose lëndohem shpirtërisht nga një fatkeqësi, nga një padrejtësi, nga fjalët e hidhura që më thotë dikush etj., ndiej një hidhërim; pikëllohem, brengosem, helmohem; kund. gëzohem. U hidhërua shumë (pa masë) kur e mori vesh.
4. fig., vetv. Zemërohem; marr inat ndaj dikujt dhe i mbaj mëri; inatosem. Ishin hidhëruar njëri me tjetrin e s’flisnin. U hidhërova sepsebëri hilelojë.
5. pës. e HIDHËRÓJ.
Sin.: helmohem, vrerosem, brengosem, zemërohem, inatosem, pikëllohem.

MJALTOHEM

MJALT/ÓHEM jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR 1. vetv. Ëmbëlsohem duke ngrënë diçkaëmbël.
2. fig., vetv. Zbutem, qetësohem, bëhem i ëmbël.
3. fig., vetv., vet. v. III Bëhet më i qetë dhe më i gëzueshëm, ëmbëlsohet (jeta, marrëdhëniet).
4. pës. e MJALTÓJ.

MËLCOHEM

MËLC/ÓHEM jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR 1. vetv. Ëmbëlsohem.
2. vetv., vet. v. III Pakësohet dhe zbutet dhimbja. Qëllimi i terapisë ështëulet e të mëlcohet dhimbja. Iu mëlcua plaga.
3. pës. e MËLCÓJ.

NGASHËNJEHEM

NGASHËNJ/ÉHEM jovep., ~ÉVA (u) ~ÝER 1. vetv. Ëmbëlsohem nga përkëdhelitë, lajkat ose premtimet e dikujt; joshem. Ngashënjehet qengji e të vjen pas. Ngashënjehej pas saj.
2. vetv. Asimilohet. Është pothuajse e pamundurngashënjehet një popull.
3. pës. e NGASHËNJÉJ. Ngashënjehej nga lajkat.
Sin.: ëmbëlsohem, joshem, magjepsem, asimilohet.

PËRMJALTEM

PËRMJÁLT/EM jovep., ~A (u), ~UR pës. e PËRMJÁLT.
Sin.: mjaltohem, ëmbëlsohem, kënaqem, gëzohem, lumturohem.

TËRNITEM

TËRNÍT/EM jovep., ~A (u), ~UR 1. vetv. Joshem, gënjehem. Fëmijët terniten me një karamele.
2. pës. e TËRNÍT.
Sin.: joshem, gënjehem, ngashënjehem, grishem, ëmbëlsohem, tërhiqem, tundohem.

ËMBËLTOHEM

►ËMBËLT/ÓHEM I jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR 1. vetv. Ëmbëlsohem. U ëmbëltuan me llokume.
2. pës. e ËMBËLTÓJI.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.