Fjalori

Rezultate në përkufizime për “ëmbëlsisht”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

AMBËL-AMBËL

ÁMBËL-ÁMBËL ndajf., krahin. Me ëmbëlsi, ëmbëlsisht, ëmbël-ëmbël. Foli ambël-ambël. Me shikim ambël-ambël.

BUTË

BÚTË ndajf. 1. Pa e vrarë e pa e gërvishtur, ngadalë e lehtë; ëmbël, si me përkëdheli, pa e përplasur me forcë; pa kundërveprimfortë, si në gjë të butë; lehtë e pa u thyer; kund. ashpër, fort. Prek (fërkoj) butë. Shkruan butë (lapsi). E bluan butë (miellin). Rrëshqita butë. Shkel butë (në baltë) shkel në të butë. Bie butë bie në të butë (në krevat a në dyshekbutë). Me nxitim dhe me të ngutë, nuk piqet lakrori butë. (fj. u.).
2. fig. Pa të vrarë veshin a syrin, duke dhënë një ndjesikëndshme; me të mirë, ëmbël, këndshëm, me butësi e me dashamirësi; pak, jo rëndë; kund. ashpër; fort; egër. Tingëllon butë. Flas (pyes) butë. Qorton (kritikon) butë. Urtë e butë. Nëna i fliste butë, kurse i ati i fliste ashpër. Di të flasë dhe ashpër, dhe butë. Kush flet butë, bluan butë. (fj. u.).
3.mënyrë jo shumëpjerrët, jo thikë, jo menjëherë; pak e nga pak, jo ashpër. Ngrihet butë (një kodër). Merr (ngjitet, zbret) butë (një e pjerrët, një shpat etj.).
4. Ngrohtë, pa të ftohtë (për dimrin); pa thatësira (për verën); kund. ashpër, ftohtë. Bën (mban) butë. Nuk u veshën trashë, se ishte butë.
5. Pa tronditje, pa përplasje e pa zhurmë. Godit (qëlloj) butë. Bie butë (dëbora, shiu).
Sin.: butësisht, ngadalë, lehtë, lehtas, pak, këndshëm, ëmbël, ëmbëlsisht, qetë, qetësisht, shtruar, ngrohtë.
Bie butë jam në një gjendjemirë, bierehati; gjej kushte shumëmira; rroj pa telashe. Bluan butë (dikush) flet fjalëmençura a të ëmbla; thotë mendime të zgjuara; bluan hollë; kund. bluan ashpër. *Urtë e butë e plot tiganin (dikush) iron.

MELODISHËM
ËMBËLISHT

ËMBËLÍSHT ndajf., arb. Ëmbëlsisht.

ËMBËLTHI

Ë́MBËLTHI ndajf. Ëmbëlsisht, me ëmbëlsi. E preku ëmbëlthi në sup. Ecte ëmbëlthi.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.