Fjalori

Rezultate në përkufizime për “çupurit”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

LUPURISH

LUPURÍSH vep., ~A, ~UR kal. Shpupurish, çupurit. E lupurishën kopshtin pulat.

ÇAPËRLIT

ÇAPËRLÍT vep., ~A, ~UR kal. 1. Thërrmoj (bukën, djathin etj.). - Mos e çapërlit bukën, të lutem! E çapërliti djathin me thikën e mprehur keq.
2. Rrëmih dheun me kthetra për të kërkuar ushqim (për pulën).
Sin.: thërrmoj, rrëmih, çupurit, shpupurish.

ÇUPURIT

ÇUPURÍT vep., ~A, ~UR kal. 1. Lëviz dheun a plehrat me kthetra (kryesisht për pulën). Pulat çupuritnin dheun. E kanë çupuritur pulat bahçen.
2. jokal., fig. Kërkoj për të zhbiruar një çështje. Nuk kamdrejtëçupurit për këtë gjë. Kudoçupurit, nuk vjen erë e mirë.
Sin.: çapërlit, rrëmih, shpupurish.

ÇUPURITJE

ÇUPURÍTJ/E,~A f. sh. ~E, ~ET Veprimi kur çupurit diçka ose kur çupuritem.
Sin.: çapërlitje, rrëmihje, shpupurishje, zhbirim, hulumtim.

ÇUPURITËS
Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.