Fjalori

Rezultate në përkufizime për “çull”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

BELCË

BÉLC/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT Qilim i trashë me thekëgjatashtrohet zakonisht pranë vatrës; plaf, çull. Belcë e bardhë. Thekët e belcës. Shtroj belcën. Mbuloj me belcë.
Sin.: plaf, çull, përkavë, kuvertë, jamulli.

PLAF

PLAF,~I m. 1. Lloj velenxe e trashë dhe sipër me thekë, që përdoret për shtrojë a mbulojë; çdo lloj shtrese a mbulese e trashë; çull, shkorsë. Plaf i dhirtë. Shtroi plafin. E mbështolli me plaf. Fjeti në plaf.
2. fig. Shtresë e trashë e diçkaje; mbulesë. Plafi i barit. Një plaf i bardhë bore.
3. Bërruc.
Sin.: çull, velenxë, batanije, mbulesë, mutaf, shkorsë, belcë, shtresë, plis.

VELENXË
ÇULL

ÇULL,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Mbulesë e trashë prej leshitdhisë; velenxë e trashë me thekëgjatë. Çull i vjetër. Çull me (pa) thekë. Shtroj çullin. Mbulohem me çull. Iu hedh çullin krahëve. Gjatësia e çullit të jetë tridhjetë kute.
2. Mbulesë e trashë leshi që u vihet kuajve ose mushkave për t’i mbrojtur nga shiu e ngaftohtët; përkavë. Çulli i kalit. Mbuloje me çull mushkën. I hedh çullin. Kali i mirë duket nën çull. (fj. u.).
3. keq. Mbulesë ose rrobë shumë e papastër. U çarçafi çull. Çull i palarë. U çull u vjetrua; u ndot keq.
4. vjet. Qilim leshi me ngjyrëzezështrohetraste vdekjesh. E shtroi odën me çull. I vuri çullin (dikujt) i solli fatkeqësimadhe dikujt, i solli zinë.
Sin.: mbulesë, velenxë, përkavë, zhele, qilim.

ÇULLOJ

ÇULL/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. Shikoj. E çullon tenxheren mos ka mbetur pak groshë. Nuk të çullon me sy. Kur të kap i nxehti, nuk çullon se çfarë bën.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.