Fjalori

Rezultate në përkufizime për “çuk”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

MËZ

MËZ,~I m. sh. ~A, ~AT Pjella e pelës; kalë i ri dy a tre vjeç. Polli (bëri) pela një mëz. Mëz i bardhë (balash). Kërcen si mëz.
Sin.: kalush, çuk.
E bën mushkën me mëz (dikush) tall. Shih e bën kaun me viç (dikush). Del si mëzi para hamshorëve (dikush) keq. Shih del si mëzi para pelës (dikush). Del si mëzi para pelës (dikush) keq. Nuk përmbahet sipas rendit që i takon; flet pa radhë, para se të flasinmëdhenjtë; del si kërriçi para gomarit tall.; del si boshti para furkës. (E do) si mëzi samarin (dikë) iron. Nuk e do fare, e urren, s’e duron dot; (e do) si akullin në gji tall.; (e do) si djalin e shemrës; (e do) si zjarrin në gji iron.; (e do) si prushin në gji iron.

PICKOJ

PICK/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. I kap mishin dikujt me gishtin e madhdorës e me treguesin dhe ia shtrëngoj deri sa t’i dhembë; ia shtrëngoj fort mishin me diçka (me darë, me pincë etj.). E pickoi lehtë. E pickoikrah.
2. E shpoj me një send me majëmprehtë, e thumboj. E pickoi me gjilpërë. E pickoi bleta (mushkonja, grerëza). E pickoi gjarpri. Të pickon me sqep.
3. muz. E bëjdridhet një tel violine, mandoline etj. duke e kapur me gishtin e madh dhe me treguesin.
Sin.: pisk, cimbidh, cimb, nduk, kaçanduk, përqok, ngjok, thumbon, quk, çukit, ha, kafshon, përqok, shpoj, kap, ngacmoj, çaj, çuk, cimbis, çmorris, zë, dredh.

PËRZIEJ

PËR/ZÍEJ vep., ~ZJÉVA, ~ZÍER kal. 1. Hedh a vë bashkë në një vend gjërandryshme a llojendryshme të një lënde etj., i tund, i trazoj, i ngatërroj etj. deri sa të dalë prej tyre një masë pak a shumë e njëllojtë. Përziej dy ngjyra. Përziejkuqen me të verdhën. Përziej disa pije bëj koktej. Mos e përziej miellin me krundet! Bota është helm e mjaltë përzier. (fj. u.).
2.bashkë sendendryshme pa rend e pa rregull; ndryshoj radhën e vendosjesgjërave; bëj bashkë, ngatërroj. Përziej letrat. Përziej gurët e dominosë. Përziej librat. I përzjenë nxënësit e klasavendryshme. Mos i përziej drutë e thata me drutë e njoma! Gjella (jeta) na ndan e varri na përzien. (fj. u.).
3. Trazoj me dorë, me këmbë, me një vegël etj. diçka në një enë a në një gropë që të bëhet e tëra njëlloj. Përziej gjellën me lugë.
4. fig. bashkë gjëra që nuk mund a nuk duhetbashkohen, bashkoj dy a më shumë gjërandryshmemënyrëparregullt, ngatërroj. Përzien fjalët e autorit me fjalët e veta.
5. Lëroj tokën për së dyti. E thyejnë tokën dhe e përziejnë.
6. fig., keq. Shtiegrindje e në ngatërresa njerëzitjanë bashkë ose afër njëri-tjetrit, ngatërroj. Përzjeu një lagje (një mëhallë). Përzjeu tërë dynjanë (botën).
7. fig. E fut a e ngatërroj dikë në një punëpapëlqyer ose me të tjerë. Mos më përziej në atë punë! E kishte përzier me ca rrugaçë.
Sin.: trazoj, nakatos, shkartis, karashtis, tollovit, bashkoj, tok, ngatërroj, gramshalesh, pështjelloj, tutëloj, tretoj, llokoçis, çuk, çrregulloj, lëroj, lëvroj, grind.

SHIJ

SHI/J vep., ~VA (u), ~RË 1. kal. I ndaj nga kalliri kokrrat e të lashtave me makineri apo me një kafshë pune; shkoq. Shij grurinlëmë. Shij drithërat. Ka shirë 3 ha tokëmbjellë me grurë. Shijnë lëmin (vrahun) e parë. Shij me qe (me kalë). Shij me makinë shirëse (me autokombajnë). - Shij shpejt dhe pa humbje!
2. kal. Shkokëloj kokrrat e misrit, rrah me dru mbi një lesë kallinjtë e zhveshur për të veçuar kokrrat; shkoq fasulet duke i rrahur bishtajat me shkop. Shij misrin. I shiu fasulet me kujdes.
3. kal., krahin. Thërrmoj, shtyp duke e rrahur me diçka. Shij kripën. Shij plisat (tokën).
4. jokal., fig., keq. Veproj si të dua vetë, pa pyetur për asgjë dhe pa përfillur askënd, livadhis. Shin si do vetë (sipas qejfit). Është mësuarshijë. Shin si kalilëmë.
Sin.: shkoq, zhgoglit, çuk, thërrmoj, shkrifëroj.

SHKUND

SHKUND vep., ~A, ~UR kal. 1. Tund me forcë një pemë ose godas me shkop degët e saj që të bien kokrrat e pjekura. Shkund manin (dardhën). Shkund ullinjtë. Shkund me purtekë. I ka shkundur era.
2. Tund me forcë rrobat, qilimat etj. ose i rrah me shkop a me diçka tjetër që t'u ikë pluhuri e t'u bien papastërtitë; bëj që të shkëputet e të bjerë diçka nga një send, duke e tundur këtë me forcë. Shkund rrobat (çarçafët, qilimin, mbulesën e tryezës). Shkund thesin. Shkund shportën e bukës. Shkund llullën (çibukun). Shkund hirin e cigares. Shkund thërrimet nga përparësja. Tjetër i shkund, tjetër i ha. (fj. u.).
3. E kthej menjëherë dhe e pi derifund, s'lë asnjë pikë, e shkulloj, e shpik, e përmbys (zakonisht për gotën a shishen me pije alkoolike). E shkundi gotën menjëherë. I shkundën shishet.
4. fig., bised. I marr e i harxhoj a i shpërndajgjitha ç'ka brenda një send, një enë, një vend etj. ose marr a harxhoj një sasi shumëmadhe prej tyre; e zbraz fare diçka, e lë pa gjë (zakonisht për paratë, për plaçkat e mallin e shtëpisë etj.); e detyroj dikë që të harxhojë shumëholla a ushqime për mua. E shkundi qesen (kuletën). I shkundi xhepat. E shkundi shtëpinë. E shkundi hambarin. I shkundën dyqanet blenë shumë gjëra. Na shkundi fare.
5. fig. Rrëzoj me forcë një pushtet shtypës a një sundimhuaj; përmbys. E shkundën zgjedhën e huaj (robërinë).
6. fig. E gjallëroj dikë, e vë në lëvizje, e bëjmendojë e të veprojë duke e nxjerrë nga plogështia e nga mefshtësia; e bëjvetëdijshëm për përgjegjësinë që ka, e sjellvete, e bëj që të heqë dorë nga pikëpamjet, qëndrimet e sjelljet e gabuara. E shkundi kritika (fletërrufeja). E shkundi nga gjumi (nga plogështia). Duhen shkundur mirë burokratët.
Sin.: trand, tund, lëkund, shpluhuroj, pastroj, shkundulloj, shungulloj; shkulloj, shkurroj, shpik, kthej, zbraz, përmbys, rrëkëllej, boshatis,cirkoj; çuk, përmbledh; rrëzoj, çndryshk, gjallëroj, përtërij.
Është shkund e pa mbledhur (dikush) keq. nuk ështërregull nga mendja, ka shkarë, nuk ështëvete; është i marrë, është budalla; është shkundur nga trutë; ka një dërrasë mangët; ka një vidhë (një burgji) mangët; s’është tamam (nga koka). Sa *munda (aq) shkunda. I peshon *arrat pa i shkundur (dikush). Ia ka shkundur era *trutë (dikujt) mospërf. Shkund *pemët e të tjerëve (dikush). I shkund (i heq) *pluhurin (diçkaje). E shkundi (e thau, e vrau) *qesen (dikush). E shkundi *thesin (dikush). I shkundi (i zbrazi) *xhepat (dikush). *Tund e mos shkund (dikush).

ÇAK

ÇAK onom. Përdoret si imitim për të shënuar tingullin e dobëtdel kur goditet diçka e fortë. Bën çak. Troket çak e çuk. Po bëra çak në portë, ti ngrihu.
Nuk e ka bërë çak (dikush). 1. Nuk e ka shkrehur asnjëherë armën, nuk ka luftuar fare. 2. Nuk ka bërë asnjë përpjekje për diçka, s’ka lëvizur fare; s’e ka vënë ujinzjarr (për diçka). Pa çak e pa bam (pa bërë as çak e as bam). 1. Pa shkrehur asnjë pushkë, pa luftë. 2. Pa ndonjë mundim, pa përpjekje.

ÇUK

ÇUK,~UI m. sh. ~Ë, ~ËT zool. 1. krahin. Mëz. Çuku i pelës. Kishte bërë pela një çuklarmë. Del si çuku para pelës flet pa iu mbajtur radhës sipas moshës.
2. Kërriç, pulisht. Çuku i gomarit. Sëmundja e çukut.

ÇUK

ÇUK,~UII m. sh. ~A, ~AT Strofull. Çuk lepuri. E futi kokënçuk.

ÇUK

ÇUK,~Ë mb. Që i ka veshëtshkurtër. Dash çuk. Dele çukë.

ÇUK
ÇUKJE

ÇÚKJ/E,~A f. sh. ~E, ~ET 1. Veprimi kur çuk diçka ose kur çukem. Çukja e grurit. Çukja e luleve është problem kur ke shpendë. Procesi i çukjes së fasuleve.
2. Prekje, cekje.
Sin.: çukitje, qukje, prekje, cekje.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.