Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
DËRGÚES,~I m. sh. ~, ~IT 1. Ai që dërgon diçka në një drejtim të caktuar; ai që dërgon dikë në një vend me një detyrë të caktuar; kund. marrësi. Dërguesi i letrës. Adresa e dërguesit. Nënshkrimi i dërguesit.
2. tek. Aparat a mjet i posaçëm që shërben për të dërguar në largësi një sinjal etj.
✱Sin.: dërgimtar, çues, drejtues.
NGRÉHËS,~I m. sh. ~, ~IT 1. Vegël e mullirit me ujë, e përbërë nga një dru i pingultë për të ngritur dhe për të ulur gurin e sipërm kur duam të bluajmë hollë a trashë; ulës, çues.
2. Vegël e pushkës ose e një arme tjetër, që shërben për të mbajtur të ngrehur gjilpërën e shulit.
3. Shkop që shërben për të rrotulluar me masë shulin e vegjës, që të lëshojë majën aq sa duhet, ngrehc.
4. Secili nga trarët që mbështeten në muret e shtëpisë dhe që lidhen me kulmin.
5. Çelësi i veglave muzikore kordofone.
✱Sin.: ulës, ngritës, çues, laskar, ngrehc, tra, levë, përdredhës, gres, torlë, tolë.
NGRÍTËS,~I m. sh. ~, ~IT 1. Ngrehësi i mullirit me ujë. Riparoi ngritësin e mullirit.
2. tek. Pajisje mekanike që shërben për të ngritur. Ngritës elektrik (gërshërë). Ngritës dore. Ngritësi i kullave të shpimit.
3. sport. Sportist, që ushtrohet për ngritjen e peshave me një shufër të trashë, së cilës i vihen anash disqe të rënda. Ngritësit e peshave.
4. fiz. Levë. Me një ngritës mund ta lëvizësh gurin nga vendi.
✱Sin.: ulës, ngrehës, çues, levë, lloz, ngjitës, peshëngritës.
ÇÚES,~III m. sh. ~, ~IT 1. Ngrehësi i mullirit me ujë. Çuesi i mullirit (i gurit të sipërm). Çuesi i lugut të koshit.
2. gjah. Ai që ngre ose nxjerr nga strofka a nga vendi ku është fshehur një kafshë për ta qëlluar gjahtarët. Çues i zoti. Gjah me çues. Për gjuetinë e derrave donte çues. Ai futet si çues.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë