Fjalori

Rezultate në përkufizime për “çudoj”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

BETEROJ

BETERÓ/J vep., ~ÓVA, ~ÚAR bised., kal. Shëmtoj, prish, përkeq. E beteroi nusen.
Sin.: shëmtoj, përçudnoj, përkeq, shformoj, shfytyroj, shpërfytyroj, çudoj, prish.

PËRDHUNOJ

PËRDHUN/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. E shtrëngoj dikë me forcë që të bëjë diçka kundër dëshirës e vullnetit të vet.
2. Kryej një akt të dhunshëm seksual ndaj dikujt që nuk e jep pëlqimin e tij lirshëm, por e refuzon me forcë; çnderoj.
3. Kryej një akt seksuallirshëm ndaj dikujt që nuk ështëgjendjejapë pëlqimin e tij të vërtetë, sepse është nën ndikimin e drogës, të alkoolit, të një sëmundjeje psikike etj.; abuzoj.
4. Prek seksualisht me forcë e në mënyrëqëllimshme dikë që nuk e jep pëlqimin e vet.
5. fig. Shkel rëndë një ligj, të drejtat e dikujt etj., dhunoj. Përdhunonindrejtat e pakicave.
6. fig. Prish, shëmtoj diçkabukur, të mirë a të pastër. Përdhunonin gjuhën.
Sin.: dhunoj, çnderoj, turpëroj, çnjerëzoj, zhvirgjëroj, prish, çudoj, abuzoj, kafshëroj, shtazëroj, shtrëngoj, detyroj, shkel, shëmtoj.

ÇUDOJ

ÇUD/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. E përçudnoj dikë. Ia çudoi fytyrën. Çudoj hundën. Dhimbja ia çudoi pamjen.
2. fig., krahin. E çnderoj (për një vajzë). Pushtuesit çudonin çikat.
Sin.: përçudnoj, shëmtoj, çnderoj, përdhunoj.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.