Fjalori

Rezultate në përkufizime për “çudan”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

PËRÇUDSHËM

PËRÇÚDSH/ËM (i), ~ME (e) mb. 1. është i përçudnuar.
2.është shumë i shëmtuar; i përbindshëm, çudan. Ofrohej një shërbim i përçudshëm.
Sin.: i shëmtuar, i përbindshëm, çudan, i përçudur.

PËRÇUDUR

PËRÇÚDUR (i, e) mb. I përçudnuar, i shëmtuar, çudan. Me pamjepërçudur. Nostalgjia ishte diçka e përçudur për ta. Qenie të përçudura. Shumë gjëra dukeshin të përçudura. Fantazma të përçudura.

ÇUDAN

ÇUDÁN,~E mb. Shumë i shëmtuar. U duk një figurë çudane. Një burrë çudan ia dha britmës. Shitja çudane e trupit të vet. Koreografi çudane e mikrokozmosit tonë.
Sin.: i shëmtuar, i përbindshëm, i shpifur.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.