Fjalori

Rezultate në përkufizime për “çubë”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

BRUKË

BRÚK/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. bot. (lat. Tamarix parviflora; Tamarix canariensis; Tamarix gallica) Dru a shkurre e viseve mesdhetare, me gjetheholla si leskra e me lulegrumbulluaratufë, që rritet zakonisht afër ujërave; marenë.
2. Kaçube; gëmushë. U pengua në një brukë.
Sin.: marenë, marenëkuqe, gëmushë, konopishtë, rakitë, kaçubë, çufër, çubë.

BUQETË

BUQÉT/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Tufë lulesh lidhura e rregulluara bukur. Buqetë lulesh (me lule). Buqetë trëndafilash. I dha një buqetë. Mblodhi dy buqeta.
2. fig. Disa fjalë a shprehje dashurie që ia themi dikujt. I përcolli një buqetë vargjesh poetike.
Sin.: tubë, tumbë, trumbë, tufëz, xhumbë, pupë, çubë, çufër.

ÇUBË

ÇÚB/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Kaçubë. U fsheh pas çubës. Kërceu mbas një çube dhe vuri armënshenjë. Shijoi pamjen e çdo peme e çube.
2. Tufë. Çubë e gjatë (e dendur). Çubë flokësh. Çubë bari.
3. krahin. Kapule misri. Çubat e misrit.
Sin.: kaçubë, çubajë, çufër, tufë, kapule, grumbull.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.