Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
ÇUÇURÍM/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Zë i ulët kur çuçurit dikush a diçka; pëshpërimë. Çuçurimë e lehtë. E folur me çuçurima. Ndjeu në vesh çuçurimin e nënës.
2. Cicërimë. Çuçurima e zogjve. Çuçurimi që vinte nga foleja e dallëndysheve.
3. vet. sh., keq. Fjalë që thuhen vesh me vesh, thashetheme. Dëgjon çuçurimat e të tjerëve. Kishte shkëmbyer çuçurima me tre shokë. Për ca çaste biseda u kthye në çuçurimë.
✱Sin.: pëshpëritje, çuçuritje, cicërim, çuçukatje, çuçllatje, çuçllamë.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë