Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
ÇUÇURÍT (ÇUÇURÍS) vep., ~A, ~UR jokal. 1. kal. Flas me zë shumë të ulët me dikë, pëshpërit. Çuçuritnin kokë me kokë. Më çuçuriti në vesh. Çuçurit thashetheme. E puthi duke i çuçuritur fjalë të ëmbla.
2. vet. v. III Cicëron. Çuçurit trumcaku. Çuçuritin harabelat. Tufa e patave shëtiste duke çuçuritur.
3. vet. v. III Gurgullon lehtë, shushurin; nxjerr një tingull të dobët a të dridhshëm. Çuçurit uji. Kroi që çuçuriste e ndezi etjen. Çuçurit zjarri.
✱Sin.: pëshpërit, çuçurij, cicëron, gurgullon, shushurin, çuçukat, çuçllat, çuçullit.
♦ I çuçurit (i fryn, i pëshpërit) në *vesh (dikujt).
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë