Fjalori

Rezultate në përkufizime për “çrrudhem”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

ÇRRUDHEM

ÇRRÚDH/EM jovep., ~A (u), ~UR 1. vetv. shtrihet lëkura që ka qenë me rrudha, më bëhet lëkura pa rrudha; kund. rrudhem. çrrudhet balli. Më çrrudhen duart. Çrrudhemfytyrë.
2. vetv., vet. v. III. I hiqen rrudhat; përtërihet diçka e fishkur; kund. rrudhet. Çrrudhet shamia. Çrrudhen rrobat. Çrrudhet bima. Çrrudhen gjethet.
3. vetv., vet. v. III. hiqet nga goja ndijimi i athët e shtrënguesshkaktojnë disa lëndë; kund. rrudhet. çrrudhet goja (gjuha). M’u çrrudh gjuha vetëm me ujë.
4. pës. e ÇRRUDH.
Sin.: shtrihet, shtendoset, përtërihet.

ÇRRUDHJE

ÇRRÚDHJ/E,~A f. sh. ~E, ~ET 1. Veprimi kur çrrudh diçka ose kur çrrudhem; kund. rrudhje. Vitaminat e përdorura sjellin çrrudhjen e lëkurës.
2. Gjendja kur çrrudh diçka ose kur çrrudhem; kund. rrudhje. Çrrudhja e vetullave.
Sin.: shtrirje, shtendosje, përtëritje.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.