Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
►ÇRROTULL/ÓHEM jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR 1. vetv. Rrotullohem në anë të kundërt; kund. rrotullohem. Rrotullohej e çrrotullohej pas pemës. Rrotullohej e çrrotullohej në shtrat. Rrotullohet e çrrotullohet në asfalt.
2. pës. e ÇRROTULLÓJ. Çrrotullohet timoni (disku). Çrrotullohet çelësi (doreza). Është çrrotulluar deri në fund.
✱Sin.: çmbështillem, çmblidhem, shpërdridhet.
ÇRROTULL/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. E rrotulloj diçka në anë të kundërt; e kthej në drejtim të kundërt; kund. rrotulloj. Çrrotulloj timonin. Çrrotulloj çelësin. E çrrotulloi dorezën si top të derës së blinduar. - Ktheje duke e çrrotulluar diskun!
2. Çmbështjell diçka si rrotull; kund. rrotulloj. Çrrotulloj letrën. Çrrotulloj telin. Çrrotulloj shiritin (filmin). Marinari po çrrotullonte litarët e mbledhur.
✱Sin.: çmbështjell, shtjell, çmbledh, shpërdredh.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë