Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
ÇORGANIZÚES,~E mb. Që prish organizimin e diçkaje, që sjell pështjellim a çrregullim; kund. organizues. Veprimtari çorganizuese. Konflikti çorganizues në ndërgjegje. Ndikim çorganizues. Mëshimi i kërkesës për ndryshime çorganizuese.
✱ Sin.: çrregullues, pështjellues, çorientues.
ÇRREGULLATÓR,~I m. sh. ~Ë, ~ËT Ai që shkakton mungesën e rregullit; çrregullues; kund. rregullator. Një çrregullator i së folurës pa kuptim. Çrregullator i raporteve sociale.
✱Sin.: prishës, shkatërrues, dëmtues.
ÇRREGULLATÓR,~E mb. Që shkakton prishjen e rregullave të vendosura: çrregullues; kund. rregullator. Institucion çrregullator. Enti përkatës çrregullator.
✱Sin.: prishës, shkatërrues, dëmtues.
ÇRREGULLÚES,~E mb. 1. Që prish rregullin e diçkaje, që sjell çrregullim; kund. rregullues. Faktor çrregullues. Prirje çrregulluese. Ndikim çrregullues. Motiv çrregullues.
2. tek. Që shërben për të prishur rregullin e funksionimit të një mekanizmi etj. Aparat çrregullues. Elementi çrregullues për sistemin energjetik. Çrregullues hormonal.
✱Sin.: prishës, çorganizues, dëmtues.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë