Fjalori

Rezultate në përkufizime për “çrregullsi”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

ANTIRREGULL

ANTIRRÉGULL,~I m. sh. ~A, ~AT qenët kundër rregullit; gjendje e çrregullt; kund. rregull. Shquhet për antirregull. E do antirregullin.
Sin.: kundërrregull, çrregullsi, parregullsi, rrëmujë.

ARITMI

ARITMÍ,~A f. 1. libr. Mungesë ritmi në një veprim, në një lëvizje ose në një proces; mungesë barazie; humbje e ritmit. Aritmi e vargut. Aritmi poetike. Aritmi e lëkundjeve. Aritmi e jetës.
2. mjek. Shmangie nga ritmi normal i zemrës, shpejtim ose ngadalësim i rrahjevezemrës, çrregullim i rrahjevezemrës. Aritmi zemre. Vuan nga aritmia. Simptomat e aritmive. Aritmi e parregullt. Parandalimi i aritmisë.
3. muz. Çrregullim i ritmit në një pjesë muzikore a koreografike. Aritmi tingujsh. Aritmi e melodisë. Aritmi e vallëzimit.
Sin.: joritmi, çrregullim, çrregullsi, parregullsi, jonjëjtësi, jonjëllojtësi.

ÇRREGULLSI

ÇRREGULLSÍ,~A f. sh. ~, ~TË Parregullsi; kund. rregullsi. Dyndej prapë në një çrregullsiplotë. Çrregullsia në zemberekun e kohës. Çrregullsimbarëvajtjen e punëve.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.