Fjalori

Rezultate në përkufizime për “çrrënjoset”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

PAÇRRËNJOSSHËM

PAÇRRËNJÓSSH/ËM (i), ~ME (e) mb. Që nuk është i çrrënjosshëm; që nuk mundçrrënjoset; kund. i çrrënjosshëm.

RRËNJOSET

RRËNJÓS/ET jovep., ~ (u), ~UR vet. v. III 1. bujq., vetv. Rrënjëzohet. Rrënjosen filizat.
2. fig. Ngulitetmënyrëqëndrueshme, zë vend thellë, lëshon rrënjë, zë rrënjë; kund. çrrënjoset. Rrënjoset një zakon. Është rrënjosur thellë.
3. pës. e RRËNJÓS.
I është rrënjosur në *gjak (diçka).

ZHDAVARITET

ZHDAVARÍT/ET jovep., ~A (u), ~UR 1. vetv., vet. v. III Shpërndahet andej-këtej, përhapet; davaritet. Tymi (mjegulla) u zhdavarit. Retë filluan të zhdavariten. Errësira po zhdavaritej ngadalë. U zhdavarit zhurma. Kur moti zhdavaritet, vë qeleshen e bardhë. Po zhdavaritej terri i natës.
2. fig., vetv. I largohet a i hiqet dikujt një ndjenjë, një mendim (zakonisht i rëndë) etj.; davaritet. Iu zhdavarit dyshimi (mërzia, hidhërimi). Më zhdavaritet vetmia. Iu zhdavaritën shpresat. Begatia ime zhdavaritet si një re. U zhdavarit terri i padijes. Mund të zhdavariten sadopak mjegullnajat rreth fazave të hershmegjuhës shqipe.
3. vetv. Zhdukem3. Dhe meraku nuk u zhdavarit për gjithë jetën, aq fort ishte ngulurthelbin njerëzor.
4. pës. e ZHDAVARÍT.
Sin.: shpërndahet, përhapet, largohet, davaritet, shkulet, çrrënjoset, zhduket, shuhet.

ZHDUKEM

ZHDÚK/EM jovep., ~A (u), ~UR 1. vetv., vet. v. III Pushonqeni, nuk duket a nuk shihet më në faqedheut, nuk është a nuk gjendet më; shuhet, shfaroset; kund. shfaqem. U zhdukën krimbat (mizat). U zhduk një herë e mirë. Në natyrë asgjë nuk zhduket, çdo gjë shndërrohet. U zhduk nga faqja e dheut.
2. vetv. U humbas njerëzve nga sytë, iki dhe nuk dukem për një kohëgjatë, fshihem; kund. dukem. U zhduk ngadalë (papritur, fluturimthi, sa çel e mbyll sytë). U zhdukpyll. Se nga ishte zhdukur. U zhduk pa lënë gjurmë. Duket e zhduket. - Ku u zhduke kështu? - Je zhdukur fare! - Zhduku tani! (përçm.). Sa e muer vesh se ç’e priste, iku, u tret, u zhduk e nuk u duk ma për nji kohëgjatë. (folk.).
3. vetv., vet. v. III Nuk është a nuk shfaqet më (një ndjenjë); largohet fare, shuhet (një dukuri), humb; merr fund diçka; nuk është si më parë; kund. shfaqet. Iu zhduk frika. Iu zhduk ndjeshmëria. Iu zhduk ngjyra e verdhë. U zhduk rreziku. Tek hyri dredhia, u zhduk miqësia. (fj. u.).
4. pës. e ZHDUK.
Sin.: zhbëhet, zhbihem, shuhet, vithiset, shkulet, çrrënjoset, shfaroset, fshihem, largohet, zhdavaritet, davaritet.

ÇRRËNJOSJE

ÇRRËNJÓSJ/E,~A f. sh. ~E, ~ET Veprimi kur çrrënjos diçka ose kur çrrënjoset; kund. rrënjosje. Çrrënjosja përfundimtare e komunizmit nga Shqipëria. Çrrënjosja e varfërisë. Çrrënjosja e brucelozës në gjedh.
Sin.: shkulje, heqje, largim, zhdukje.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.