Fjalori

Rezultate në përkufizime për “çregjistrohem”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

REGJISTROHEM

REGJISTR/ÓHEM jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR 1. vetv. Jap emrin për të ma shënuar në një listë me qëllim që të pranohem në një shkollë ose që të marr pjesë në një punë a në një veprimtari tjetër; shkruhem; kund. çregjistrohem. Regjistrohemshkollë (në kurs, në klasën e parë). Regjistrohem vullnetar.
2. pës. e REGJISTRÓJ. Regjistrohen këngët. Regjistrohen lëkundjet e tërmetit.

ÇREGJISTRIM
ÇREGJISTROHEM

ÇREGJISTR/ÓHEM jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR 1. vetv. Heq emrin nga një regjistër ose nga një listë që të mos ndjek më një shkollë a që të mos marr pjesë në një veprimtari; kund. regjistrohem. Çregjistrohem nga shkolla (nga kursi). I bëri thirrje aleatëve të çregjistrohen. Shumë subjekte janë çregjistruar këto vitet e fundit.
2. vetv., vet. v. III spec. I prishet vendosja e përpiktë për punë një vegle a një pjese tjetër të një makinerie; kund. regjistrohet. Çregjistrohen frenat. Çregjistrohet makina. Çregjistrohet thika e tornos.
3. pës. e ÇREGJISTRÓJ. Mjeti do të çregjistrohet nga Autoriteti Rrugor. Makinat para vitit 2000 do të çregjistrohen.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.