Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
FSHÍRJ/E,~A f. sh. ~E, ~ET 1. Pastrim i diçkaje me fshesë, me sfungjer, me leckë etj. Fshirja e oborrit. Fshirja e mobilieve.
2. Heqje e lagështirës në sipërfaqen e diçkaje, duke e fërkuar me peshqir a me një rrobë të thatë. Bëri fshirjen e fytyrës me peshqir.
3. Prishje me gomë a me send tjetër të diçkaje të shkruar ose të vizatuar në një letër, në dërrasë të zezë etj.; shuarje, shlyerje. Nxënësit bënë fshirjen e vizatimeve.
4. fig. Shlyerje, zhdukje. Fshirja e ngjarjeve nga kujtesa e tij.
✱Sin.: pastrim, prishje, shuarje, shlyerje, çregjistrim, zhdukje.
SHÚARJ/E,~A f. vet. nj. 1. Veprimi kur diçka pushon së djeguri a së ndriçuari; fikje. Shuarja e zjarrit nuk ndodhi menjëherë. Shuarja e llambës (dritave).
2. Ndërprerje e punës së motorit; ndalje. Shuarja e motorit i ndodhi papritmas.
3. fig. Veprimi kur sheshojmë diçka dalëngadalë (një kontradiktë, grindje); fashitje, platitje. Shuarja e grindjeve.
4. edhe fig. Veprimi kur është shfarosur a zhdukur diçka; asgjësim. Shuarja e shtetit.
5. fig. Mekje e zërit; fikje. Shuarja e zërit. Shuarja e muzikës.
6. Fshirje a prishje e diçkaje që është e shkruar, çregjistrim. Shuarja e fjalëve.
7. Tretje e një lënde në ujë ose hollimi me ujë. Shuarja e gëlqeres.
8. euf. Vdekje. E mësoi nga të tjerët shuarjen e dajës së vet.
✱Sin.: ndalje, platitje, fashitje, nemitje, venitje, shtypje, asgjësim, shfarosje, fikje, mekje, shkretim, fashitje, platitje, dobësim, zhdavaritje, rraskapitje, çregjistrim.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë