Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
BASTARDÍM,~I m. Veprimi kur bastardoj dikë a diçka ose kur bastardohem; humbje e vetive të mira; çoroditje, degjenerim, zvetënim. Bastardimi i shijeve. Bastardimi i muzikës. Bastardim i qëllimshëm. Bastardim i demokracisë. Proces bastardimi. Bastardim i vlerave. Bastardim i gjuhës amtare.
✱Sin.: çoroditje, zvetënim, shthurje, përdhosje, përçudnim, degjenerim.
DÉHJ/E,~AI f. sh. ~E, ~ET 1. Veprimi kur deh dikë; turbullim i mendjes, humbje e kontrollit të vetvetes nga pija alkoolike. Dehje me raki (me verë). Dehje nga alkooli.
2. Gjendje që shkaktohet nga përdorimi i alkoolit ose substancave që turbullon ndërgjegjen, të qenit i dehur. Është në dehje. I ndodh një dehje dhe kryen një vepër penale. Ai foli në gjendje dehjeje.
3. fig. Turbullim i mendjes nga një gjendje kënaqësie e madhe shpirtërore. E kapi një si dehje nga kjo ringjallje e shpresës. Dehja e dashurisë e bëri të harronte gjithçka tjetër. E ndiente një dehje lumturie.
✱Sin.: të pirë, pije, pirje, trullosje, zdërhallje, turbullim, çoroditje, ekstazë.
DEKOMPOZÍM,~I m., libr. 1. Veprimi kur dekompozoj diçka; zbërthimi ose ndarja e diçkaje në pjesë më të vogla ose në përbërës më të thjeshtë; shpërbërje. Procesi i dekompozimit. Në dekompozim e sipër.
2. Gjendja kur dekompozohet diçka. Dekompozimi i mbetjeve.
3. fig. Procesi i shprishjes a i shthurjes; çoroditje, përdhosje. Dekompozimi i sistemit.
✱Sin.: zbërthim, shpërbërje, prishje, shthurje, çoroditje, përdhosje.
HALLAKÁTJ/E,~A f. sh. ~E, ~ET bised. 1. Shpërndarje e gjërave sa andej e këtej; lart e poshtë; në mënyrë të çrregullt. Hallakatja e kallinjve të grurit. Hallakatja e dollapit të rrobave.
2. Hapje e diçkaje të mbledhur, të kopsitur a të mbërthyer mirë; hardallosje, zgafullim, shpartallim, shqyerje, capërlim.
3. fig. Çakërdisje a sorollatje e dikujt sa andej e këtej; të qenët pa mbaruar asnjë punë, marrja me gjëra a punë të vogla e të parëndësishme; çakërdisje, hutim. Hallakatja kot më kot rrugëve. Hallakatja pa arsye e të shoqit. Hallakatja e detyruave.
4. Çoroditje; prishje mendsh; rrjedhje nga mendtë a rrokatje (nga pleqëria).
✱Sin.: shpërndarje, çrregullim, zgafullim, shpartallim, hardallosje, shqyerje, capërlim, sorollatje, çakërdisje.
HAPËRDÁRJ/E,~A f. sh. ~E, ~ET 1. Shpërndarje në drejtime të ndryshme; hallakatje.
2. fig. Çoroditje.
✱Sin.: hallakatje, zallamahi, çorientim, çoroditje.
NGATËRRÍM,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Veprimi kur ngatërroj, ose kur ngatërrohem; kund. çngatërrim, shkoklavitje. Ngatërrimi i punëve (i çështjeve). Ngatërrimi i emrave (i datave). Ngatërrimi i mendimeve. Ankthi i ngatërrimit të linjave.
2. kryes. sh. Rrethana që e vështirësojnë dhe e ndërlikojnë diçka, ndërlikime. Sjell ngatërrime.
✱Sin.: trazim, ndërliksje, mbështjellje, çorientim, pështjellim, çoroditje, ndërthurje, përzierje, shkartisje, koklavitje, ndërlikim, ngatërresë, grindje, pleksje, mpleksje, lajthitje, shprishje, tollovitje, kokolepsje, tutëlim.
PAQARTËSÍ,~A f. 1. Të qenët i paqartë për diçka; mungesë qartësie; kund. qartësi. Paqartësi konceptore.
2. Diçka që nuk është kuptuar drejt e mirë, diçka që nuk del e qartë; kund. qartësi. Punim me paqartësi.
✱Sin.: pakthjelltësi, pështjellim, errësirë, rravgim, vagëllimë, mugëtirë, tymnajë, mjegulli, mjegullnajë, hutim, çoroditje, çorodi, keqkuptim, terr, dyshim.
PËRDHÓSJ/E,~A f. sh. ~E, ~ET 1. Veprimi kur përdhos dikë apo diçka ose kur përdhosem. Përdhosja e gjërave të shtrenjta (të dashura).
2. Gjendja pasi përdhos dikë apo diçka a përdhosem.
✱Sin.: ndotje, përlyerje, fëlliqje, njollosje, ndyrje, zvetënim, prishje, përçudnim, shthurje, çoroditje, poshtërim, dhunim, bastardim.
PËSHTJELLÍM,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Veprimi kur pështjelloj diçka ose kur pështjellohem. Pështjellimi i çështjes.
2. Grumbullim pa rregull e pa kriter njerëzish a gjërash në të njëjtin vend; rrëmujë ku s’e merr vesh i pari të dytin, tollovi, trazirë. Pështjellim i madh në sallë. Pështjellim në stadium. Mbillnin (shkaktonin) pështjellim.
3. Mungesë lidhjeje a bashkërenditjeje midis pikëpamjeve e qëndrimeve, kontradikta të brendshme të thella e pa ndonjë rrugëdalje, mungesë rregulli e njësimi; paqartësi e madhe në teori e në veprimet praktike; rrëmujë. Pështjellim politik (ideologjik).
4. elektr. Pështjellje. Pështjellime të veçuara (të izoluara). Pështjellimet e elektromotorëve. Tel bakri për pështjellime.
✱Sin.: ngatërrim, ngatërresë, çrregullim, koklavitje, turbullim, çaprazim, çatrafilim, shthurje, çoroditje, trazirë, tollovi, zallahi, zallamahi, rrungajë, çarravi, paçariz, rrëmet, paqartësi, çorbë, pështjellje, grumbullim, përzierje, trazim, vërdallë, zhurmë, gurgule, rrëmujë, shamatë, turbullirë, hutim, kontradiktë.
TEOKRATÍZËM,~I m., pol. 1. Vullnet politik për t’ia nënshtruar fisnikërinë klerit dhe mbretërit papës. Teknokratizëm perandorak.
2. Çoroditje, shthurje, zvetënim i teokracisë.
TEPTÍSJ/E,~A f. sh. ~E, ~ET bised. 1. Shpërthim, vërshim, dalje, vrujim. Teptisje ujërash. Teptisje gjaku. Teptisje ndjenjash. Teptisje inati.
2. Shfaqje befas, ardhje e papritur. Teptisje njerëzish. Teptisje lotësh.
3. Çoroditje, çakërdisje, mospërmbajtje, përçudnim, përdhosje, prishje (morale), shthurje, zvetënim. Teptisja e djalit. Teptisja e çupës (e vajzës).
4. Zmbrapsje arme. Teptisja e pushkës.
5. Ënjtje, buhavitje, malcim, pezmatim (plage, gjëndrash, gjiri). Teptisje plage. Teptisje gjiri.
✱Sin.: shpërthim, vërshim, dalje, vrujim, shfaqje, ardhje, çoroditje, çakërdisje, përçudnim, përdhosje, prishje, shthurje, zvetënim, zbythje, zmbrapsje, ënjtje, buhavitje, malcim, pezmatim.
ZVETËNÍM,~I m. sh. ~E, ~ET Humbja a prishja e cilësive e vetive të mira të dikujt a të diçkaje, prishje, çoroditje, përdhosje. Zvetënimi i njerëzimit. Zvetënimi i trupit. Zvetënim moral (shpirtëror). Zvetënimi i gjuhës. Është ky një zvetënim i lig, i qëllimshëm, për të ulur vlerat e krijimtarisë. Zvetënimi i njeriut.
✱Sin.: prishje, përçudnim, çoroditje, shthurje, bastardim, përdhosje.
ÇAKËRDÍSJ/E,~A f. sh. ~E, ~ET Gjendja kur çakërdis dikë a diçka ose kur çakërdisem. Nga ajo çakërdisje që ndjeva, m’u bë sikur u alivanosa. I ra tryezës me grusht nga çakërdisja. Nuk kam parë çakërdisje të tillë në kaq vite në politikë.
✱Sin.: përhapje, shpërndarje, hallakatje, hutim, ngatërrim, çoroditje.
ÇORIENTÍM,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Veprimi kur çorientoj dikë a diçka ose kur çorientohem; kund. orientim. Çorientim i madh. Çorientim i përgjithshëm. Çorientimi i busullës. Çorientimi i skuadrës. Nga ky çorientim përfitojnë radikalët. Çorientimi i pacientëve.
2. Gjendja kur çorientohem; mungesë e orientimit; kund. orientim.
✱ Sin.: ngatërrim, mashtrim, shpërqendrim, çoroditje, çorganizim.
ÇORODÍTËS,~E mb. 1. Që të huton dhe të trullos, që të çorodit. Pasojat çoroditëse të hashashit. Dëgjonte ulërimën çoroditëse të vajzave. Goditja çoroditëse e sulmuesit.
2. Që të bën të humbasësh vetitë e mira, që sjell çoroditje. Muzikë çoroditëse. Reklamë çoroditëse. Mentalitet çoroditës.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë