Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
BÍB/ËL,~LA f. sh. ~LA, ~LAT fet. Libri kryesor i besimit të krishterë (“Dhiata e vjetër” dhe “Dhiata e re”). Bibla e shenjtë. Librat e Biblës. Mësime nga Bibla.
♦ Ka humbur Biblën (dikush) libr. nuk orientohet dot; nuk e gjen dot rrugën e duhur për të arritur qëllimin kryesor; është i çorientuar; ka humbur nordin.
DALLFÉS,~E mb., bised. 1. I çoroditur, i shpërqendruar, me mendje të prishur, si miza pa kokë. Djalë dallfes, që nuk di ku ka kokën.
2. I papjekur, çilimi, që i ka mendtë majë thanës; aguridh. Shko moj dallfese, mëso të flasësh njëherë.
3. si em. m. e f. Sipas kuptimeve të mbiemrit. Erdhi ky dallfesi. Kur kërkon dhe ky dallfes të të japë mend.
✱Sin.: i çorientuar, i çoroditur, i çakërdisur, i hallakatur, i çorganizuar, i shpërndarë, i papjekur, aguridh, axhami, çilimi, çunak, kalama, mendjelehtë, foshnjarak, fëminor.
DRITËVERBÚES,~E mb. edhe fig. 1. Që ka dritë aq të fortë a intesitet të lartë ndriçimi; kund. dritëvenitur, dritëzbehtë. Pajisje dritëverbuese. Dielli dritëverbues i mesditës e bëri të ulte kokën. Ajo kishte një buzëqeshje dritëverbuese.
2. si em. m. e f. Sipas kuptimit të mbiemrit. Do të duheshin disa dritëverbues për t’i çorientuar.
HAPËRDÁRË (i, e) mb. Që është hapërdarë andej-këtej; i hallakatur.
✱Sin.: i shpërndarë, i hallakatur, i çorientuar, i çoroditur.
PAORIENTÚAR (i, e) mb. Që nuk është i orientuar; që nuk gjen dot rrugën që duhet të ndjekë; i çorientuar; kund. i orientuar. Plotësisht i paorientuar. Të rinj të paorientuar.
SHFAZÚAR (i, e) mb. 1. fiz. Që është i dalë nga faza, që nuk janë të sinkronizuara (zakonisht dy valë). Tension i shfazuar. Rryma të shfazuara. Oshilator i shfazuar.
2. fig. Që nuk është në gjendje të sinkronizohet me veprimet e dikujt a të diçkaje tjetër; që ka prishur ekuilibrin mes dy dukurive. Lëvizje e shfazuar. Sistem i shfazuar.
3. fig. Që ka dalë nga vetja, që është i pasigurt, i çorientuar, i hutuar. Dukej pak i shfazuar kolegu.
TEKLEDÍSUR (i, e) mb. Që është i tekledisur (i çorientuar, i telikosur). Fëmijë i tekledisur nga pagjumësia (nga gripi).
VRUMBULLÍT jovep., ~I, ~UR jokal., vet. v. III 1. Nxjerr një zë të thellë e të zgjatur si ulërimë, ulërin (për ujkun, luanin etj.). Vrumbullit (ujku, luani, tigri). Afër fshatit ujqërit vrumbullitnin pa reshtur.
2. Gumëzhin (për bletën). Vrumbullit bleta. Bleta vrambullit lule më lule. Bletët vrumbullitnin nëpër lëndina duke mbledhur nektarin e luleve.
3. Bën një zhurmë të mbytur kur përplaset me forcë nëpër gurë (për ujin e lumit); buçet nga dallgët. Vrumbullit deti (lumi).
4. Bëjnë një zhurmë të ngjashme me zhurmën e bletës. Një grumbull njerëzish vrambyllitnin të çorientuar.
✱Sin.: ulërin, angullin, angullit, buluron, bulurin, bulurit, pëllet, gumëzhin, buçet, gjëmon, vërshon.
ÇAKORDÚAR (i, e) mb. 1. muz. Që e ka humbur akordimin, që i është prishur akordi; i paakorduar; kund. i akorduar. Piano e çakorduar. Kitarë e çakorduar. Në pushime violinën e lë me tela të çakorduar.
2. tek. Që nuk i ka të përputhura valët ose pjesët e një mekanizmi. Radioja e çakorduar e makinës.
3. fig. Që nuk funksionon si duhet, që i mungon rregulli i brendshëm. Diplomacia e çakorduar e dëmtoi procesin e njohjeve. E pakoordinuar nga brenda, e çakorduar me të tjerë.
4. fig. Që ka humbur harmoninë, rregullin dhe mënyrën e zakonshme se si funksionon (për dikë).
5. si em. m. e f., fig. Njeri që është i çorientuar dhe pa shumë energji dhe motivim.
ÇORGANIZÚAR (i, e) mb. 1. Që i mungon organizimi, që bëhet në mënyrë të çrregullt; që është çorganizuar; kund. i organizuar. Punë e çorganizuar. Tërheqje e çorganizuar. Bota e çorganizuar e artit modern. Mendime të çorganizuara.
2. Që ka humbur rregullin në radhët e veta, që është në rrëmujë, i shthurur. Radhë të çorganizuara. Ushtria e çorganizuar pas konfliktit të parë. Luftojnë në mënyrë të çorganizuar.
✱ Sin.: i çrregullt, i prishur, i pështjelluar, i shthurur, i çharmonizuar, i çorientuar.
ÇORIENTÚAR (i, e) mb. 1. Që ka ngatërruar drejtimin që duhej të ndiqte; që është çorientuar; kund. i orientuar. Kolonë e çorientuar. Filloi të lëvizë në mënyrë të çorientuar në dhomë.
2. Që ka marrë një orientim të gabuar; kund. i orientuar. Busull e çorientuar. Gjilpërë e çorientuar. Sistem elektrik i çorientuar.
3. fig. Që është pështjelluar dhe nuk di se si të veprojë; i hutuar. Njeri i çorientuar. Populli është disi i çorientuar. Njerëzit ishin të çorientuar nga situata e krijuar. Sfidat e një shoqërie të çorientuar.
✱ Sin.: i ngatërruar, i shpërqendruar, i çoroditur, i pështjelluar, i hutuar, i çorganizuar.
ÇORIENTÚESHËM ndajf. Në mënyrë të çorientuar; që çorienton të tjerët. Llomotit çorientueshëm. Ndikojnë çorientueshëm.
ÇORODÍTUR (i, e) mb. 1. Që është trullosur dhe hutuar, që është çoroditur. Rrinte i çoroditur. Mbeti i çoroditur. Ekip krejtësisht i çoroditur me lojtarë të pasigurt.
2. Që ka humbur vetitë e mira e thelbësore, që është prishur, i zvetënuar. Njeri i çoroditur. Bij që veprojnë në mënyrë të çoroditur. Grua e çoroditur. Largo buzët e çoroditura.
✱Sin.: i trullosur, i hutuar, i çorientuar, i pështjelluar, i prishur, i zvetënuar, i shthurur.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë