Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
ÇORGANIZÚES,~E mb. Që prish organizimin e diçkaje, që sjell pështjellim a çrregullim; kund. organizues. Veprimtari çorganizuese. Konflikti çorganizues në ndërgjegje. Ndikim çorganizues. Mëshimi i kërkesës për ndryshime çorganizuese.
✱ Sin.: çrregullues, pështjellues, çorientues.
ÇORIENTÚES,~E mb. Që prish orientimin, që sjell pështjellim; që të çorienton; kund. orientues. Të dhëna çorientuese. Një lajm çorientues. Sistem çorientues. Bombë çorientuese.
✱ Sin.: ngatërrues, shpërqendrues, çoroditës, pështjellues, çorganizues.
ÇORIENTÚES,~I m. sh. ~, ~IT Ai që të prish orientimin, që shkakton pështjellim; ai që të çorienton; kund. orientues. Çorientuesi i ndjenjave. Çorientuesi i radhës në mjegullimin e situatës. Njeriu është çorientuesi i vetvetes.
✱ Sin.: ngatërrestar, shpërqendrues, çoroditës, pështjellues, çorganizues.
ÇRREGULLÚES,~E mb. 1. Që prish rregullin e diçkaje, që sjell çrregullim; kund. rregullues. Faktor çrregullues. Prirje çrregulluese. Ndikim çrregullues. Motiv çrregullues.
2. tek. Që shërben për të prishur rregullin e funksionimit të një mekanizmi etj. Aparat çrregullues. Elementi çrregullues për sistemin energjetik. Çrregullues hormonal.
✱Sin.: prishës, çorganizues, dëmtues.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë