Fjalori

Rezultate në përkufizime për “çoçër”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

TANGOCUL
ÇAMJE

ÇÁMJ/E,~A f. sh. ~E, ~ET zool. (lat. Lanus collurio) Shpend grabitqar e këngëtar me pendët e shpinës ngjyrë kafe dhe me një shirit të zi anash kokës, që ushqehet me kandrra; trishtil, cinxami. Kënga e çamjes. Puplat e çamjeve.
Sin.: trishtil, cinxami, minç, çoçër.

ÇERR

ÇERR,~I m. sh. ~A, ~AT zool. 1. (lat. Troglodytes troglodytes) Cinxami, ferrak. Tufë çerrash. I vogël sa një çerr. Ha si çerr ha shumë pak.
2. Zog i vogël pule.
3. fig. Fëmijë fare i vogël. M’i përzë ata çerrat përjashta.
4. Më i vogli ose më i riu në një detyrë, skuadër etj. Ti duhetjesh çerri i zyrës. Nuk dualuaj me ata çerrat.
Sin.: cinxami, ferrak, çoçër, çakerr, çekth.

ÇOÇËR

ÇÓÇ/ËR,~RI m. sh. ~ËR, ~RIT 1. zool. Cinxami. Vjen çoçri, pupa dhe gargulli.
2. fig. Njeri me trup shumëvogël. Ne, vegjëlia apo çoçrit e ugareve. - Këtu qenke, o çoçër?
3. folk. Gishto.
Sin.: cinxami, çakferr, çamje, çerr, gishto.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.