Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
NJOLLÓS vep., ~A, ~UR kal. 1. E bëj me njolla; ndot; kund. çnjollos. Njollos rrobat. Njollos mbulesën e tryezës. Njollos muret. Njollos duart me bojë.
2. fig. I vë dikujt një njollë morale, ia cenoj nderin a ia prish emrin e mirë, e turpëroj; e bëj dikë a diçka me njollë. Njollosi emrin (nderin, veten, familjen). Nuk e njollos emrin. Njollos miqësinë me dikë. Njollos figurën morale të dikujt. Kjo sjellje e njollos imazhin tënd.
✱Sin.: njolloj, përlyej, leros, vurrat, zhyej, llackos, ndyj, ndot, fëlliq, vrugoj, vrug, damkoj, balos, përdhos, nxij.
♦ I njollosi *emrin (dikujt).
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë