Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
NJERIZÚAR (i, e) mb., libr. Që është njerizuar, i njerëzorëzuar; kund. i çnjerëzuar. Kafshët e njerizuara në filmat vizatimorë.
NJERËZÚAR (i, e) mb. 1. Që është bërë njerëzor, që ka fituar tipare njerëzore; kund. i çnjerëzuar. Shkencëtarët krijojnë derra të njerëzuar.
2. I njerëzishëm, i dhembshëm.
PËRDHUNÚAR (i, e) mb. 1. Që ka bërë diçka kundër dëshirës e vullnetit të tij, i shtrënguar me forcë nga dikush; i dhunuar. Nxënës të dhunuar. Punonjës të dhunuar.
2. Që është penetruar seksualisht me dhunë e pa dëshirën e pëlqimin e tij; i çnderuar. Emigrante të përdhunuara. Djem të përdhunuar. Fëmijë të përdhunuar.
3. Që është penetruar seksualisht kur ka qenë i pavetëdijshëm ose kur vuan nga një sëmundje psikike etj.; i abuzuar. E sëmurë e përdhunuar.
4. fig. Që është shkelur dhe është marrë nëpër këmbë; i nëpërkëmbur. Varr i përdhunuar. Të drejta të përdhunuara.
5. fig. Që nuk është ndërtuar sipas rregullave a normave të caktuara; që nuk është më në natyrën e vet, jo i natyrshëm. Vargje të përdhunuara.
✱Sin.: i çnderuar, e zhvirgjëruar, i çnjerëzuar, i dhunuar, i turpëruar, i prishur, i shtrënguar, i shkelur, i nëpërkëmbur.
ÇNJERËZ/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. E bëj të humbasë tiparet e jashtme dhe vetitë e njeriut; e kthej në kafshë ose në diçka tjetër; kund. njerizoj. E çnjerëzonte subjektin. Çnjerëzon kot veten. E çnjerëzoi fëmijën duke e mbyllur në kafaz.
2. E bëj të egër e të pashpirt, i prish vetitë njerëzore. Mendjen dhe zemrën ia ka çnjerëzuar ideologjia politike. I ka çnjerëzuar urrejtja kundër tjetrit.
3. Përdhunoj, çnderoj. E çnjerëzoi vajzën. Njërin korite, tjetrin çnjerëzoje.
✱ Sin.: kafshëroj, shtazëroj, përdhunoj, çnderoj, egërsoj, çnjerizoj.
ÇNJERËZÚAR (i, e) mb. Që i ka humbur vetitë njerëzore, që është çnjerëzuar; kund. i njerëzuar. Në gjendje të çnjerëzuar. Qenie të çnjerëzuara. Ka privatizuar shtetin me një pushtet të çnjerëzuar. Viktimat e dhunës janë të çnjerëzuara.
✱ Sin.: i kafshëruar, i shtazëruar, i çnderuar, i përdhunuar.
ÇNJERËZÚESH/ËM (i), ~ME (e) mb. Që mund të çnjerëzohet, i çnjerëzuar; kund. i njerëzueshëm. Një roman me qasjen e një jete të çnjerëzueshme. Nga ana e një shumice të shtypur dhe të çnjerëzueshme.
✱ Sin.: i çnjerëzuar, i kafshëruar, i shtazëruar.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë