Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
PËRDHUN/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. E shtrëngoj dikë me forcë që të bëjë diçka kundër dëshirës e vullnetit të vet.
2. Kryej një akt të dhunshëm seksual ndaj dikujt që nuk e jep pëlqimin e tij lirshëm, por e refuzon me forcë; çnderoj.
3. Kryej një akt seksual të lirshëm ndaj dikujt që nuk është në gjendje të japë pëlqimin e tij të vërtetë, sepse është nën ndikimin e drogës, të alkoolit, të një sëmundjeje psikike etj.; abuzoj.
4. Prek seksualisht me forcë e në mënyrë të qëllimshme dikë që nuk e jep pëlqimin e vet.
5. fig. Shkel rëndë një ligj, të drejtat e dikujt etj., dhunoj. Përdhunonin të drejtat e pakicave.
6. fig. Prish, shëmtoj diçka të bukur, të mirë a të pastër. Përdhunonin gjuhën.
✱Sin.: dhunoj, çnderoj, turpëroj, çnjerëzoj, zhvirgjëroj, prish, çudoj, abuzoj, kafshëroj, shtazëroj, shtrëngoj, detyroj, shkel, shëmtoj.
ÇNJERIZ/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. Çnjerëzoj; kund. njerizoj. Çnjerizoj pushtetin. Diktaturat e shndërrojnë njeriun duke e çnjerizuar atë.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë