Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
NJERËZÍSH/ËM (i), ~ME (e) mb. Që ka sjellje të mirë, të hijshme, fisnike e të përzemërt me njerëzit, që sillet me njerëzi e me nderim me të tjerët, që ka njerëzi; që mishëron vetitë më të mira të njeriut, që i ka hije njeriut; njerëzor; kund. i çnjerëzishëm. Djalë i njerëzishëm. Sjellje e njerëzishme. Mendime të njerëzishme. Pyetje e njerëzishme. Të qenët i njerëzishëm. Është i njerëzishëm.
✱Sin.: njerëzor, humanitar, shpirtdhembshur, zemërbutë, i ndjeshëm, i sjellshëm, i edukuar.
NJERËZÍSHËM ndajf. Njerëzisht, si njeri; njerëzisht; kund. çnjerëzishëm, jonjerëzisht, panjerëzisht. Sillet (flet) njerëzishëm. Iu përgjigj njerëzishëm. Ndahem njerëzishëm me dikë.
ÇNJERËZÍSH/ËM (i), ~ME (e) mb. Që sillet panjerëzisht; kund. i njerëzishëm. Guxim i çnjerëzishëm. Një luftë e çnjerëzishme. Një akt sulmi i çnjerëzishëm. Një kujtesë e bunkerëve të çnjerëzishëm.
✱ Sin.: i panjerëzi, i panjerëzishëm, i pamëshirshëm.
ÇNJERËZÍSHËM ndajf. Panjerëzisht; kund. njerëzishëm. Besimin tonë po e keqpërdorni çnjerëzishëm. Ai është ankuar se është dhunuar çnjerëzishëm.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë